You Are Here: Home » Kuriozitete » “URA E ARTË” QË PO MAHNITË BOTËN!

“URA E ARTË” QË PO MAHNITË BOTËN!

lorena-stroka-gazetare-ura-e-arte-gazeta-albstroka-lajmeNga Lorena Stroka

Vetëm disa kilometra larg Da Nangut, në Vietnam, ndodhet një prej urave më mahnitëse në botë. Dizajni i saj i rrallë – nuk lë hapësirë për të menduar të kundërtën.

E njohur ndryshe si “Ura e Artë”, ajo ka një lartësi prej 1.400 m, dhe është e ndërtuar mes kodrave Ba Na, duke ofruar kështu një pamje madhështore në rrethinat vendase. “Korridori i artë” është i zbukuruar me lule ngjyrë vjollcë dhe ka një gjatësi prej 150 m. Gjithsesi, ajo çka ia shton bukurinë dhe veçantinë urës në fjalë, janë duart e skalitura që e “përqafojnë” atë.

Struktura është pjesë e një investimi prej 2 miliardë dollarësh, në mënyrë që të tërheqë më shumë se 1.5 milionë vizitorë nga e gjithë bota. Gjë që mesa duket nuk është dhe aq e vështirë që të ndodhë në realitet!/albstroka.com/

© AlbStroka.com

Copyright © 2008-2018 AlbStroka.com

Scroll to top