You Are Here: Home » Të ndryshme » Uncategorized » NË SHEK. XVI QENTË PËRDORESHIN SI PJEKËS-MISHI!

NË SHEK. XVI QENTË PËRDORESHIN SI PJEKËS-MISHI!

lorena_stroka_gazetare_artikuj_biografia_wikipedia_lajmi_i_fundit_gazeta_albstrokaNga Lorena Stroka

Për shekuj me radhë, qentë janë cilësuar si shokët më të mirë të njerëzve. Mirëpo përveç kësaj, në shek. XVI, në Britaninë e Madhe, një racë e caktuar përdorej edhe si ndihmës pjekësi. Qeni i famshëm The Turnspit, ose e thënë ndryshe helli, ishte një kafshë trupvogël, me këmbë të shkurtra që kishte një mision të veçantë në kuzhinë. Hynte brenda një rrote prej druri dhe rendte vazhdimisht, me qëllim kthimin e hellit me mish që  piqej në oxhak, i cili vihej në lëvizje nga rrota.

Pjekja bëhej në mënyrë të tillë, që as kuzhinieri dhe askush tjetër nuk mund t’ia dilte aq mirë. Përpara se qentë të merrnin përsipër “detyrën  e pjekësit”, në vendin e tyre, përdoreshin djem të vegjël, të cilët ngaqë nuk i përballonin dot orët e zgjatura të punës, u tërhoqën shumë herët. Pjekja e duhur, ishte një proces i vështirë që kërkonte forcË krahu. Për këtë arsye, pas njëfarë kohe relativisht të shkurtër, kuzhinierët menduan variantin e ndihmësit me katër putra!

Sipas burimeve historike, qentë punonin në çifte, duke ndryshur “turn” me njëri-tjetrin çdo dy orë, ndërkohë që rrotat vendoseshin larg flakëve për t’i ruajtur nga mbinxehja. Zoologisti Carl Linnaeus i quajti Canis Vertigus (në lat. qenë të trullosur). Raca në fjalë, vajti edhe në Amerikë, por aty nuk arriti të fitonte aq vëmendje sa në Europë, kështu që deri në vitin 1900 u zhdukë tërësisht. Sot, kjo lloj race mund të shihet vetëm në Muzeun Abergavenny në Uells./albstroka.com/

© AlbStroka.com

Copyright © 2008-2018 AlbStroka.com

Scroll to top