You Are Here: Home » Të ndryshme » Uncategorized » KËSHILLA PRAKTIKE QË TË GJITHË DUHET T’I DIMË

KËSHILLA PRAKTIKE QË TË GJITHË DUHET T’I DIMË

keshilla-nga-lorena-stroka-wikipedia-biografia-gazeta-albstroka© Lorena Stroka

Përshëndetje të gjithëve!

Sado që të ecë shkenca e teknologjia, gjithmonë do të ketë disa gjëra të vjetra, prej të cilave nuk do të duam të heqim dorë kurrë. Mund të mos jenë domosdoshmërisht më të mira, por çuditërisht do të na ofrojnë gjithnjë ndjesinë e sigurisë, ose atë të minimizimit të dështimit. Personalisht, kam një marrëdhënie shumë të ngushtë me këshillat tradicionale, me të ashtuquajturat sekretet e gjyshes. Nuk përbuz asgjë të dëgjuar (kuptohet kur vijnë nga persona të besueshëm), i provoj të gjitha, dhe pastaj përvetësoj ato që funksionojnë vërtet. Nëse jeni të interesuara, provojini edhe ju:

Si të veçoni dy gota të ngjitura me njëra-tjetrën

Nëqoftë se doni të veçoni dy gota prej qelqi të ngjitura me njëra-tjerën, pa pësuar ndonjë lëndim apo thyerje të tyre, zgjidhja është vetëm një: Mbushni gotën e sipërme me ujë të ftohtë dhe vendosni gotën e poshtme në një enë me ujë të ngrohtë. Pastaj veçojini dalëngadalë.

Arra për mobilje prej druri

Nëse mobiljet tuaja prej druri kanë filluar të zbardhen vende-vende, mos harroni t’i fërkoni (lokalisht) me meset e arrave (domethënë pa lëvozhgë). Vaji që ato disponojnë e që në vazhdim sekretojnë është mëse ideal për mbulimin e dyngjyrimeve (përsëriteni disa herë).

Kripë dhe sheqer për patate të buta

Për t’i bërë patatet të buta, e në të njëjtën kohë pa i shkrirë, mos harroni të hidhni në ujin që ziejnë 1 lugë të vogël sheqer dhe 1 lugë të vogël kripë. Pasi të ziejnë, hiqni ujin, dhe lerini patatet në tenxhere duke i kthyer nga të gjitha anët, me qëllim që të piqen në mënyrë të barabartë.

Ujë të ngrohtë për lule të… freskëta

Mbajini të freskëta duke i vendosur ato në një vazo me ujë të ngrohtë derisa të ftohet. Gjithashtu për zgjatjen e aromës ë tyre mund të shtoni edhe një lugë të vogël sheqer. Pasi të ftohet uji, prini majat e gjethrave dhe rivendosini në ujë të pastër e të ftohtë./albstroka.com/

© AlbStroka.com

Copyright © 2008-2018 AlbStroka.com

Scroll to top