You Are Here: Home » Të ndryshme » Uncategorized » PSE PËRKULEMI DJATHTAS KUR PUTHEMI?

PSE PËRKULEMI DJATHTAS KUR PUTHEMI?

lorena-stroka-shkrime-biografia-wikipedia-albstroka-blogNga Lorena Stroka

Një ndër karakteristikat e shumta të sezonit festiv është shkëmbimi i puthjeve – fakt që sipas ekspertëve kontribuon pozitivisht në shëndetin tonë. Shpesh herë, siç mund ta keni vënë re, kur puthemi, natyrshëm përkulemi djathtas. Lëvizje që sipas shkencëtarëve veç rastësi nuk mund të quhet.

Sipas një studimi të ri, 2/3 e njerëzve, ose e  thënë ndryshe 72.92% e personave që afrohen për të puthur dhe 75% e atyre që pranojnë puthjen, përkulen djathtas.

Një nga arsyet e mundshme që shpjegojnë këtë lëvizje është numri i lartë i djathatkëve, të cilët zakonisht parapëlqejnë të puthin djathtas, rrjedhimisht dhe ata që pranojnë puthjet ndjekin të njëjtin drejtim trupi, pavarësisht nëse janë mëngjarashë apo djathtakë.

Një tjetër arsye janë dhe hemisferat e trurit: Akti i puthjes mund të përcaktohet nga truri që rendit ‘detyrat’ në hemisfera të ndryshme, qoftë majtas apo djathtas. Me shumë gjasa hemisfera e majtë përgjegjësohet për lëvizjen në fjalë, pasi është ajo që përcakton ndjenjat  dhe vendimet e trurit./albstroka.com/

© AlbStroka.com

Copyright © 2008-2018 AlbStroka.com

Scroll to top