You Are Here: Home » Të ndryshme » Uncategorized » FAKTE INTERESANTE PËR VRIMAT E ZEZA, (I)

FAKTE INTERESANTE PËR VRIMAT E ZEZA, (I)

lorena-stroka-shkrime-biografia-wikipedia-albstroka-blogNga Lorena Stroka

Vrimat e zeza janë nga karakteristikat më të frikshme të universit tonë. Janë të mistershme dhe ushtrojnë një tërheqje gravitacionale aq të madhe, sa çfarëdo që të depërtojë në to – qoftë dhe dritë – nuk ka shpëtim!

Për këtë arsye, vrimat e zeza janë të padukshme me sy të lirë. Janë aq të hapura, të zbrazëta e të errëta, sa dhe vetë hapësira që i rrethon. Shkencëtarët janë në dijeni të ekzistencës së tyre jo sepse kanë parë në të vërtetë ndonjë vrimë të zezë, por sepse tërheqja e tyre gravitacionale ndikon orbitat e yjeve të afërt.

Dhe nëse e gjithë kjo i përngjan imagjinatës shkencore, informacionet shtesë të shkencëtarëve të fushës na bëjnë të besojmë se gjithçka që dinim deri më sot, është një hiç përpara atyre që injorojmë…

Vrimat e zeza shtrembërojnë kohën dhe hapësirën përreth tyre

Nëse ndodh që të fluturoni pranë një vrime të zezë, tërheqja e saj gravitacionale do të ngadalësojë gjithnjë e më shumë kohën dhe hapësirën. Kjo do të thotë se qendra e vrimës së zezë është një pikë pakuptimësisht e vogël në një masë monstruoze, ku teorikisht, graviteti dhe dendësia i afrohen pafundësisë. Me fjalë të tjera, qendra e saj është një vend që sfidon ligjet e fizikës.

Vrimat e zeza kanë madhësi të vogël, të mesme ose të madhe

Vrimat e zeza me masë mesatare yjore, zakonisht janë ndër llojet më të hasura. Krijimi i këtyre vrimave vjen si pasojë e shpërthimit të yjeve të mëdhenj, ndërkohë që bërthama e tyre shpërbëhet nga pesha e rëndesës së tyre. Në të vërtetë, vrimat e zeza nuk janë vrima, por pika me dendësi të lartë dhe gjurmë të jashtëzakonshme gravitacionale. Vrimat e zeza të masës së asteroidit peshojnë 10 herë më shumë se dielli./albstroka.com/

vijon…

© AlbStroka.com

Copyright © 2008-2018 AlbStroka.com

Scroll to top