You Are Here: Home » Të ndryshme » Uncategorized » CILA KAFSHË FLE 20 ORË NË DITË?

CILA KAFSHË FLE 20 ORË NË DITË?

lorena-stroka-gazetare-cila-kafshe-fle-me-gjate-gazeta-albstrokaNga Lorena Stroka

Ka kafshë e kafshë, po më gjumashe se kjo, jo nuk paska!

Sipas shkencëtarëve, duket se rekordin e kafshës më gjumashe në botë e ka thyer… koala!

Koala është një kafshë me madhësi mesatare. Me duar e këmbë të shkurtra e të forta, vesh të mëdhenj e hundë të madhe e të errët.

Koala fle 20 orë në ditë, ndërsa pjesën tjetër të kohës e shpenzon duke ngrënë. Në përgjithësi, koala është një kafshë shumë e veçantë. Është vërtetuar se ajo mund të jetojë pa pirë asnjë pikë ujë. Dhe kjo për shkak se ajo i merr të gjitha lëngjet e nevojshme përmes gjetheve të eukaliptit që konsumon.

Koala është një nga kafshët më të dashura të Australisë por dhe e kopshteve zoologjike ku jeton, pasi tërheq vëmendjen e mijëra vizitorëve të vegjël e të mëdhenj. Arsyeja që ajo fle aq shumë, ka të bëjë me faktin që trupi i saj nuk ka kërkesa të larta energjie./AlbStroka.com/

© AlbStroka.com

Copyright © 2008-2018 AlbStroka.com

Scroll to top