You Are Here: Home » Mjekësi » SI TË MBROHENI NGA KANCERI, EKSPERTËT KËSHILLOJNË

SI TË MBROHENI NGA KANCERI, EKSPERTËT KËSHILLOJNË

lorena_stroka_biografia_facebook_wikipedia_gazeta_albstroka_2017Nga Lorena Stroka

Kohët e fundit, shkencëtarët amerikanë kanë botuar një udhëzues interesant me gjashtë këshilla të dobishme, në lidhje me ushqimet që duhen konsumuar apo shmangur për të qenë sa më të mbrojtur nga kanceri. Këshillat në fjalë, janë bazuar në analizën e të dhënave nga raportet e Fondit Botëror për Kërkimin e Kancerit (WCRF), si dhe burme të tjera shkencore.

Lexoni në mënyrë të detajuar “6 urdhëresat” kundër kancerit:

1. Shkencërisht është gjetur se marrja e kalciumi është sa pozitive po aq dhe negative. Pasi nga njëra anë nxit shfaqjen e kancerit të prostatës, dhe nga ana tjetër, parandalon shfaqjen e kancerit të zorrës së trashë. Rrjedhimisht, duke marrë parasysh të mësipërmet, është mirë që konsumatorët të bëjnë kujdes në lidhje me sasinë e produketeve bulmetore që ata zgjedhin të konsumojnë.

2. Mbikonsumi i alkoolit jo pak herë është lidhur me shfaqjen e disa llojeve të kancerit, p.sh. atë të gojës, ezofagut, zorrës së trashë dhe anusit. Për këtë arsye, kufizimi i tij konsiderohet i domosdoshëm.

3. Mbikonsumi i mishit rrit rrezikun e kancerit të zorrës së trashë dhe anusit. Ekspertët paralajmërojnë sesa më shumë mish konsumoni, aq më shumë rrezikoni.

4. Temperaturat e larta gjatë gatimit rrisin rrezikun e disa llojeve të kancerit, përfshirë këtu atë të zorrës së trashë, gjirit, pankreasit dhe prostatës. Sipas shkencëtarëve, pjekja në skarë dhe tiganisja duhen shmangur në masë të madhe.

5. Produktet e sojës në pubertet zvogëlojnë rrezikun e kancerit të gjirit në moshë madhore, njëkohësisht dhe rrezikun e kthimit të sëmundjes.

6. Fibrat dhe fitokemikatet zvogëlojnë rrezikun e shfaqjes së shumë llojeve të kancerit, kështu që konsumi i tyre është i domosdoshëm./albstroka.com/

© AlbStroka.com

Copyright © 2008-2018 AlbStroka.com

Scroll to top