You Are Here: Home » Të ndryshme » Uncategorized » KUR U ZBULUA QË TOKA ËSHTË E RRUMBULLAKËT?

KUR U ZBULUA QË TOKA ËSHTË E RRUMBULLAKËT?

lorena-stroka-biografia-wikipedia-gazetare-shkrime-botuar-ne-gazeten-albstrokaNga Lorena Stroka

Mospranimi i zbulimeve në kohë, nuk është diçka e re, përherë kështu ka qenë. Edhe pse zbulimet ngërthejnë në vetvete disa anë të mprehta të zhvillimit social apo shkencor, masa gjithmonë shfaq shenja mosbesimi ndaj tyre. Mosbesime që jo pakherë çojnë në vonesa të panevojshme. Në shekullin e 6-të para lindjes së Krishtit, matematikani Grek, Pitagora, tha se Toka është e rrumbullakët, por vetëm disa iu bashkuan mendimit të tij.

Në shekullin e 3-të para lindjes së Krishtit, astronomi i shquar grek, Aristarku, u shpreh se Toka rrotullohet reth Diellit – as mendimi i tij nuk u pranua.

Në shekullin e 2-të para lindjes së Krishtit, një tjetër astronom grek, Eratosthenesi, mati me saktësi perimetrin e Tokës në rreth 40.000 kilometra – por askush nuk e besoi.

Gjatë shekullit të dytë pas lindjes së Krishtit, Ptolemeu, astronom i njohur i asaj kohe raportoi se toka është qendra e universit – shumica e njerëzve e besuan atë për 1.400 vitet e ardhshme./albstroka.com/

© AlbStroka.com

Copyright © 2008-2018 AlbStroka.com

Scroll to top