You Are Here: Home » Mjekësi » Bukuri » GJËRA QË DUHET TË DISH PARA SE TË PËRDORËSH NJË KREM SYSH

GJËRA QË DUHET TË DISH PARA SE TË PËRDORËSH NJË KREM SYSH

keshilla-bukurie-nga-lorena-stroka-facebook-biografia-wikipedia-krem-sysh-heqje-rrudhash-gazeta-albstroka© Lorena Stroka

Përshëndetje të gjithëve!

Edhe pse të gjithë  e dimë që zona përreth syve është më delikatja për t’u trajtuar, kjo pjesë nis të na shqetësojë vërtet, vetëm pasi identifikojmë te vetja shenjat e para të plakjes. Shpesh, padurimësia për t’i eliminuar një sahat e më parë, na bën të mos dimë nga t’ia fillojmë.

Prandaj para se të kalojmë te faza e përkujdesjes/trajtimit është mirë të kemi parasysh të mëposhtmet, përvetësimi i tyre do të na mbajë larg çfarëdolloj përkeqësimi:

1. Hidratuesit e fytyrës dhe produktet e tjera antirrudhë zakonisht janë tepër agresive ose të papërshtatshme për pjesën e ndjeshme të syve. Për këtë arsye, kjo pjesë kërkon kujdes dhe vëmendje të veçantë.

2. Për shkak të mungesës së lagështisë natyrore dhe gjëndrave dhjamore në këtë zonë, dermatologët pohojnë se hapi i parë që duhet ndjekur për luftimin e rrudhave është përdorimi i një kremi të zgjedhur posaçërisht për to.

3. Një tjetër gabim i përsëritur rëndom është aplikimi i tepërt i produktit antirrudhë, pasi besojmë se sasia e madhe do të jetë edhe më efektive.

4. Xheli i syve është më i rekomandueshëm për lëkurat me akne, ndërsa hidratuesit funksionojnë më mirë nën makijazh.

5. Mënyra më e drejtë për përhapjen e kremit të syve është përdorimi i gishtit të mesit, pasi kështu ushtrohet më pak presion, e për rrjedhojë më pak tërheqje lëkure.

6. Plakja e zonës së syve nuk kufizohet vetëm te rrudhat e vijëzimet e imta. Enjtja dhe ashpërsia për shkak të dehidradimit, e bëjnë lëkurën të duket po aq e vjetër dhe e lodhur sa dhe rrudhat.

7. Shenjat e para të plakjes që shfaqen në këndin e jashtëm dhe nën sy, nuk krijohen vetëm nga kalimi i moshës por dhe nga gjestet e shprehitë përsëritëse të fytyrës. Nuk them të mos qeshim, por s’është nevoja që e qeshura të shkojë vesh më vesh./albstroka.com/

Shihemi pas pak…

© AlbStroka.com

Copyright © 2008-2018 AlbStroka.com

Scroll to top