You Are Here: Home » Mjekësi » E KONSUMOJMË PËRDITË PA E DITUR QË SHKAKTON DËMTIME TRURI DHE SULM NË ZEMËR

E KONSUMOJMË PËRDITË PA E DITUR QË SHKAKTON DËMTIME TRURI DHE SULM NË ZEMËR

lorena_stroka_shkrime_mjekesore_albstroka_gazetaNga Lorena Stroka

Sipas specialistëve të fushës së shëndetit, një proteinë e prodhuar nga sheqeri artificial, e cila është një kombinim kimik i acidit aspartik, metanolit dhe fenilalaninës, rrit së tepërmi rrezikun e sëmundjeve cerebrale dhe kardiovaskulare. Së paku këtë dëshmon një hulumtim shkencor i kryer nga Universiteti i Iowa.

Substanca në fjalë quhet aspartame dhe përdoret si ëmbëlsues artificial në të gjitha pijet dietike, si dhe në mjaft produkte të tjera ushqimore.

Gjatë studimit, në të cilin morën pjesë 60.000 femra, u vërejt se ato që parapëlqenin të konsumonin një deri në dy pije dietike në ditë, kishin 30% më shumë gjasa që të pësonin goditje në tru, si dhe 50% më shumë gjasa që të vdisnin nga sulmet në zemër./albstroka.com/

© AlbStroka.com

Copyright © 2008-2018 AlbStroka.com

Scroll to top