You Are Here: Home » Mjekësi » STUDIM: KJO ËSHTË SUBSTANCA QË LUFTON HUMBJEN E KUJTESËS

STUDIM: KJO ËSHTË SUBSTANCA QË LUFTON HUMBJEN E KUJTESËS

albstroka-blog-substanca-qe-lufton-humbjen-e-kujteses-shkrime_nga_lorena_strokaNga Lorena Stroka

Një substancë që e gjejmë në sasi të larta në disa perime, është vërejtur se mund të luftojë humbjen e kujtesës, e cila shfaqet me kalimin e kohës.

Studimi amerikan i Universitetit të Ilinoit, gjeti se luteolini zvogëlon inflamacionet në tru që lidhen me avancimin e moshës dhe krijimin e mëvonshëm të problemeve të kujtesës.

Luteolini është një flavonoid natyral që pengon këto procese dhe që falë veprimit të tij anti-inflamator dhe neurombrojtës jep efekt të dobishëm. Eksperimentet laboratorike në minj, kanë dëshmuar se substanca në fjalë, “frenon” lirimin e këtyre molekulave që shkaktojnë inflamacion.

Kafshët eksperimentale që u ushqyen katër javë rresht me ushqime që përmbanin leutolin, shfaqën performancë më të mirë në testet e të mësuarit dhe të kujtesës, në krahasim me minjtë e tjerë që nuk kishin ngrënë leutolin.

Niveli i inflamacionit në trurin e minjve të vjetër në moshë që ishin ushqyer me luteolin ishte i njëjtë me atë të minjve të rinj. Këtë substancë e gjejmë me bollëk kryesisht te selinoja (bimë barishtore me erë të rëndë) dhe piperi./albstroka.com/

© AlbStroka.com

Copyright © 2008-2018 AlbStroka.com

Scroll to top