You Are Here: Home » Të ndryshme » Ç’është poezia?

Ç’është poezia?

Nga Lorena Stroka

Është thjeshtë një shtjellim mendimesh, idesh, njohurish, kërkesash të brendeshme shpirtërore apo një rrëfim me fillim por pafund?! Ekzistojnë poetë/shkrimtare apo individë me aftësi të caktuara shkrimatreske…? Poezia ngjan me detin,  fjalët me peshqit, ndërsa poetët me rrjetat e peshkimit, pra janë ata që plotësojnë “zinxhirin” e gjuhës së bukur letrare.

A thonë të vërtetën poetët/shkrimtarët?

Nuk gënjejnë por nuk thonë të gjithë të vërtetën, e vërteta mbetet gjithmonë diku në mes… Ata janë ndër të vetmit që argëtojnë dhe shoqërojnë  lexuesit kudo, por thellë në vetvete janë më të vetmuarit nga të gjithë…

A dashurojnë seriozisht ata?

Përballë ndjenjave të gjithë jemi të barabartë, i vetmi ndryshim është se personazhet kryesorë, i ngjajnë më shumë aventurave që ata shkruajnë. Pra, lëndimin e tejkalojnë me një histori të rradhës (sigrafike). Loti shndërrohet në frymëzim dhe kjo e dyta në vepër… Ku jo rrallëherë triumfohet!

Zëri i shpirtit të poetëve përkthehet në “shpërthim” letrar, ku e bukura gërshetohet me të shëmtuarën, e ftohta me të ngrohtën, dielli me shiun dhe e qara me te qeshurën…

A njeh poezia moshë?

Poezia është e përjetëshme, nuk njeh ngjyrë, aromë, kufijë, fe, atdhe, gjini, është një simbol lirie i lëshuar në HAPËSIRË.

Copyright © 2008-2018 AlbStroka.com

Scroll to top