You Are Here: Home » Gnomonologji » MIRËSJELLJA DHE HARBUTËRIA

MIRËSJELLJA DHE HARBUTËRIA

albstroka-blog-lorena-stroka-poete-perkthyese-shkrimtare-shqiptare-biografia-biography-wikipediaShqipëroi: Lorena Stroka – Roehampton University, UK

(Friedrich Wilhelm Nietzsche)

Mbani mend që një natyrë harbute nuk harron kurrë se cili është interesi i saj. Kjo lloj manie që ka për qëllim veç përfitimin, në këtë natyrë është përherë më e fuqishme, pavarësisht instinktit të dhunshëm.
Shqetësimi dhe dinjiteti i saj është të mos udhëhiqet nga vrulli i paarsyeshëm për të kryer veprime të parakohshme. Natyra sipërore është më e përthyeshme, për këtë arsye, fisniku, njeriu i sjellshëm u bindet instinkteve vetjake, dhe në çastet më të mira, arrin të ndalojë mendjen e vet.

Kafsha mashkull që mbron të vegjëlit e vet, ose që ndjek femrën në vdekje, në kohën e orgazmës, nuk llogarit as rrezikun dhe as vdekjen, dhe kjo për shkak se logjika e saj ndalon së funksionuari. Kënaqësia që i sjellin të vegjëlit, femra, por, dhe frika se mos i humbet, e sundojnë tërësisht, duke e bërë atë më kafshë se zakonisht, njësoj siç ndodh edhe me të sjellshmit.

Brenda vetes, njeriu i sjellshëm ka një numër të caktuar ndjenjash, qofshin ato tërheqje, apo harresa të motivuara, që flasin aq fuqishëm, sa karshi tyre, mendja s’bën gjë tjetër veçse heshtë dhe dorëzohet duke u vënë në shërbimin e tyre. Zemra ndryshon vend, ngjitet në tru, edhe atëherë flasim për “pasion.”

Te qenia fisnike, ajo që turma përçmon më shumë është absurditeti i pasionit, ose logjika e gabuar e saj. Dhe kur ky pasion ka të bëjë me sende me vlerë krejt kimerike, apo arbitrare, zemërohet me këdo që i dorëzohet pasionit të stomakut të saj, por kupton tërheqjen e kësaj tiranie. Ajo që nuk mundet të kuptojë është se si dikush mund të luajë me shëndetin dhe lumturinë e tij nga pasioni për dijen…
Shija e natyrave sipërore sillet përqark të shkëlqyerave, gjërave që të tjerët shpërfillin qëllimisht, duke i parë si aspak tërheqëse.

Natyra sipërore i mat vlerat në kontekst personal. Por, në përgjithësi nuk beson se ky kontekst i përshtatet dhe aq shumë estetikës së temperamentit të saj. Madje, ndodh e kundërta, vlerëson vlerat personale, ose jo personale dhe bie në keqkuptim dhe parealizim.

Një natyrë sipërore është e rrallë të zotërojë logjikën e mjaftueshme për ta cilësuar dhe trajtuar mediokrin si të tillë. Në përgjithësi, beson se pasioni i saj është si pasioni i gjithë të tjerëve, dhe ky besim përbën flakën dhe elokuencën e saj.

Nëse njerëzit e jashtëzakonshën nuk ndiejnë vetveten, si ata do të jenë në gjendje të kuptojnë turmën dhe të përballen drejtësisht me rregullin?

Edhe ata flasin për marrëzi, për mungesë të dukshme intelekti, utilitar sigurisht, për “kimerizmën” e njerëzimit, si dhe habiten për trenin e kësaj bote të pamend që refuzon të njohë të vetmen domosdoshmëri të saj: “Padrejtësinë e natyrave fisnike, padrejtësinë e përjetshme.”/albstroka.com/

© AlbStroka.com

Copyright © 2008-2018 AlbStroka.com

Scroll to top