You Are Here: Home » ENCIKLOPEDI + » ANTOLOGJI » SMIRËZIU

SMIRËZIU

ALBSTROKA-BLOG-LORENA-STROKA-PERKTHIME-SMIRËZIUShqipëroi: Lorena Stroka – Roehampton University, UK

Një gjarpër iu vardis një xixëllonje për ta kapur. Pas tri ditësh e tri netësh përzënieje të vazhdueshme, tërësisht e këputur, xixëllonja e mbajti frymën për pak dhe iu drejtua gjarpërit:

– A mund të të bëj një pyetje?

– Nuk e kam zakon të dëgjoj gjahun tim, por, meqë nga çasti në çast do të të gllabëroj, po të lejoj.

– I përkas zinxhirit tënd ushqimor?

– Jo!

– Të kam bërë ndonjë të keqe?

– Jo!

-Atëherë, pse do të më vrasësh?

– Sepse nuk më durohet që të të shikoj të ndriçosh!/albstroka.com

© AlbStroka.com

Copyright © 2008-2018 AlbStroka.com

Scroll to top