You Are Here: Home » ENCIKLOPEDI + » ANTOLOGJI » ZENGJINI I RI!

ZENGJINI I RI!

zengjini-i-ri-lorena-stroka-poezi-libra-foto-biografia-wikipedia-albsroka-blog© Lorena STROKA

Një zengjin, zengjin i ri,
kapardisur majë kalit,
në mëhallë përhapte fjalë:
“Fat i madh, t’i bësh ballë hallit.”

Shtypësi i ri, s’kish të përmbajtur,
fukarait, i thosh’: Larg më rri,
hapmë rrugën të kaloj.”
Ngado mbillte neveri…

Kurrkush s’i pati thënë,
pasunarit mendjelli,
se fisnik të bën sjellja,
dhe jo kuleta, o faqezi.

Shkëputur nga libri – “KUDO DHE ASKUND”

Copyright © 2008-2018 AlbStroka.com

Scroll to top