You Are Here: Home » Mjekësi » Bukuri » MASKË BIO PËR NJË FYTYRË TË PASTËR DHE PA RRUDHA

MASKË BIO PËR NJË FYTYRË TË PASTËR DHE PA RRUDHA

ALBSTROKA-BLOG-KREM-PER-HEQJE-RRUDHASH-MASKA-RECETA-KESHILLA-BUKURIE-NGA-LORENA-STROKA--FOTO© Lorena Stroka

Përshëndetje të gjithëve!

Si vapë që është, një kurë shtesë e do lëkura e shkretë. Gëzimet, hidhërimet, dimrat e beharet, dashur padashur lenë shenjat e tyre mbi ne, duke na bërë të mos dimë se nga t’ia mbajmë. Të kamurit e mbajnë frymën te kirurgu plastik, ndërsa të skamurit, e shumta deri te ndonjë shitore për të siguruar ushqimin e ditës.

Mirëpo kjo vështirësi nuk duhet keqkuptuar, sepse pamundësia financiare nuk përkthehet domosdoshmërisht në mungesë dëshire për vetëpërmirësim. Të gjithë, pa përjashtim kemi nevojë të ndihemi bukur dhe komodë me veten tonë. Prandaj merrni laps e letër dhe filloni të shënoni përbërësit që do të nevojiteni për përgatitjen e maskës eliksir me veprim dezinfektues, antirrudhë, tonik, lëmues, pastrues dhe numërimi i dobive nuk ka të sosur…

Përbërësit

1 grusht gjethe nenexhiku

1 e bardhë veze

gjysmë kastraveci

5 pika lëng të freskët limoni

Përgatitja

Pasi të keni grirë nenexhikun dhe kastravecin, shtoni të bardhën e vezës, lëngun e limonit dhe përziejini mirë së bashku derisa të homogjenizohen plotësisht. Pastaj, aplikojeni në lëkurë të pastër, duke e lënë të veprojë 10 minuta. Në fund, shpëlahuni me ujë të ftohtë. Për efekte sa më të mira, përsëriteni 1-2 herë në javë./albstroka.com/

Natën e mirë, apo mirëmëngjes, çfarë thuhet në këtë orë?!

© AlbStroka.com

Copyright © 2008-2018 AlbStroka.com

Scroll to top