You Are Here: Home » Mjekësi » STUDIMI QË SJELL DËSHMI PËR LIDHJEN MES KËRPUDHAVE DHE TRURIT

STUDIMI QË SJELL DËSHMI PËR LIDHJEN MES KËRPUDHAVE DHE TRURIT

albstroka-blog-lorena-stroka-foto-biografia-shkrime-wikipediaNga Lorena Stroka

Në qoftë se bëni pjesë te personat që nuk u pëlqen shija e kërpudhave, filloni ta rimendoni! Një studim i kohëve të fundit tregoi se vitamina D, e cila gjendet në sasi të madhe te kërpudhat, zvogëlon gjasat e shfaqjes së demencës.

Në mënyrë të veçantë, moshat e mesme që kishin mangësi të vitaminës D, rrezikonin 53% më shumë se të tjerët që një ditë të vuanin nga një formë e demencës.

Si?

Vitamina D ju ndihmon të luftoni pllakat amiloide të trurit, të cilat lidhen me dëmtimin e funksioneve njohëse. Për këtë arsye, mos harroni të konsumoni 15 mg në ditë, dhe brenda një kohë relativisht të shkurtër, do të mbani mend gjithmonë se ku e lexuat këtë këshillë të dobishme./albstroka.com/

© AlbStroka.com

Copyright © 2008-2018 AlbStroka.com

Scroll to top