You Are Here: Home » Kuriozitete » ÇFARË TREGON FORMA E FYTYRËS PËR PERSONALITETIN TUAJ

ÇFARË TREGON FORMA E FYTYRËS PËR PERSONALITETIN TUAJ

albstroka-blog-lorena-stroka-foto-biografia-shkrime-wikipedia-facebookNga Lorena Stroka

Kinezët e lashtë besonin se fytyra përbënte pasqyrim i botës së brendshme të njeriut. Në Europën mesjetare, bukuria konsiderohej sinonim virtytshmërie, ndërsa shëmtia shenjë ligësie.

Në ditët e sotme, studimi i formës së kafkës, përdoret më së shumti për “identifikimin” e autorëve të krimeve të ndryshme. E megjithëse këto ide “të avancuara” nuk japin përherë frytet e pritshme, prapësëprapë mbizotëron mendësia se shqyrtimi i disa prej tyre, mund të ndihmojë në krijimin e përshtypjes së parë. Në mënyrë të veçantë:

Personat me formë të rrumbullakët fytyre cilësohen emocionalë, të ndjeshëm e të dashur. Shquhen për fantazi të zhvilluar seksuale, si dhe për qëndrueshmëri në marrëdhëniet me të tjerët.

Personat fytyrëgjatë janë praktikë, metodikë, por, jo shumë rezistentë. Ka të ngjarë që një pjesë e tyre të jenë tipa sportivë, të dhënë pas formave trupore, gjë që krijon përshtypjen tek të tjerët se janë pak narcistë.

Personat me fytyrë katrore janë të zjarrtë, agresivë, ambiciozë, autonomë, mendje-mprehtë dhe tepër të vendosur.

Personat me fytyrë trekëndore, tradicionalisht kanë fizik të imët dhe mendje të fuqishme intelektuale. Kinezët besojnë se kjo formë fytyre, përbën tregues kreativiteti, ndjeshmërie dhe temperamenti të zjarrtë./albstroka.com/ S’besoj se keni ndonjë ankesë, pak a shumë pas çdo forme fytyre fshihet një gjë e mirë, apo jo?!

© AlbStroka.com

Copyright © 2008-2018 AlbStroka.com

Scroll to top