You Are Here: Home » ENCIKLOPEDI + » ANTOLOGJI » NË KËRKIM TË GJYSMËS TJETËR…

NË KËRKIM TË GJYSMËS TJETËR…

albstroka-blog-lorena-stroka-foto-ne-kerkim-te-gjysmes-tjeterShqipëroi: Lorena Stroka – Roehampton University, UK

Jorge Bucay

Një ndër perceptimet më të gabuara që prindërit kalojnë natyrshëm te fëmijët e tyre, është që të gjithë jemi në kërkim të gjysmës tjetër.
Pse të mos përpiqemi të gjejmë një njeri të plotësuar, por mjaftohemi me dikë që s’është i tillë?
Dashuria që rekomandojmë ndërtohet mes njerëzve të plotësuar, dhe jo ndërmjet gjysmave që kanë nevojën e njëra-tjetrës për t’u ndjerë të plotësuara.

Të gjitha historitë e dashurisë kanë fund të lumtur: ‘U martuan dhe kështu jetuan ata mirë edhe ne më mirë.”

Le të zgjojmë të fjeturit: Marrëdhënia nuk është kështu. Marrëdhënia është një udhë e re – një sfidë!

Ajo çka mund të pres nga një marrëdhënie është një shok në rrugën time, dikush që të më ushqejë dhe të ushqehet nga prania ime. Por, mbi të gjitha, dikush që nuk do ndërhyjë në rrugën e jetës sime.
Kur kam nevojën e dikujt për të jetuar, marrëdhënia kthehet në varësi. Dhe siç dihet, nën trysninë e varësisë është e pamundur të bëhen zgjedhje.

Pa zgjedhje nuk ka liri.
Pa liri nuk ka dashuri të vërtetë.
Dhe pa dashuri të vërtetë, mund të ketë martesa, por, jo lidhje./albstroka.com/

© AlbStroka.com

 

Copyright © 2008-2018 AlbStroka.com

Scroll to top