You Are Here: Home » Kuriozitete » …edhe merimangat bëjnë seks oral!

…edhe merimangat bëjnë seks oral!

merimangat-bejne-seks-oral-albstroka-blog-lorena-stroka-biografia-foto-shkrime-wikipediaNga Lorena Stroka

Po kush tha se seks oral kryejnë vetëm njerëzit edhe disa gjitarë të tjerë? Hulumtimet më të fundit dëshmojnë se po aq “të pakapshme” në këtë fushë janë edhe merimangat.

Shkencëtarët kanë gjetur se meshkujt e një lloji merimangash nga Madagaskari (Caerostris darwini), të njohura ndryshe si “merimangat e Darvinit”, lëpijnë sistematikisht organet gjenitale të femrave. Si duket seksi oral është një sjellje e detyrueshme seksuale për këtë specie, pasi e praktikojnë së paku 100 herë gjatë dhe pas raportit seksual.

Përveç seksit oral, merimangat në fjalë, shfaqin dhe sjellje të tjera të rrezikshme, si kanibalizëm seksual dhe gjymtim të organeve gjenitale. Duke marrë parasysh faktin që merimangat meshkuj janë shumë të vogla në madhësi në krahasim me femrat (rreth 1/3), është për t’u çuditur vërtet se çfarë gjërash të egra janë në gjendje të bëjnë në seks.

“Merimangat e Darvinit” krijojnë rrjetat më të mëdha në botë dhe mëndafshi i tyre është mjaft i fort.

Seksi oral është vërejtur edhe në disa specie të tjera si: luanët, hienat, lemurët, delfinët, lakuriqët e natës etj. Në të gjitha rastet, shkencëtarët hamendësojnë se kjo sjellje seksuale ka si qëllim, rritjen e mundësive për çiftëzim dhe lindjen e pasardhësve dhe se seksi oral është e vetmja mënyrë për të krijuar një mjedis kimik (me ndihmën e jargëve), që do të lehtësojë jetëgjatësinë e spermës gjatë kontaktit seksual. Mjafton që të mos hahet më pas nga femra, siç ndodh shpesh me merimangat./albstroka.com/

© AlbStroka.com

Copyright © 2008-2018 AlbStroka.com

Scroll to top