You Are Here: Home » Mjekësi » Bukuri » ÇFARË ËSHTË PUDRA E TRUPIT, SI PËRGATITET DHE NË Ç’PJESË PËRDORET?

ÇFARË ËSHTË PUDRA E TRUPIT, SI PËRGATITET DHE NË Ç’PJESË PËRDORET?

albstroka-blog-puder-ne-kushte-shtepie-shkrime-nga-lorena-stroka© Lorena Stroka

Përshëndetje të gjithëve!

Kam përshtypjen se pjesa më e madhe e femrave nuk e di se çfarë është pudra e trupit dhe se përse duhet përdorur?!Madje disa e ngatërrojnë me atë të fytyrës. Pse ç’ndryshim mund të ketë, thonë, e njëjta gjë nuk është? Pudra quhen të dyja, por, përbërjen e kanë krejt të ndryshme. Pluhuri i fytyrës shërben më së shumti për mbulimin e defekteve të lëkurës dhe “fiksimin”  e grimit. Nga ana tjetër, pudra e trupit, ka rol aromatik, zbutës dhe përthithës yndyrnash njëkohësisht. Menjëherë pas larjes dhe fshirjes së trupit, të gjitha pa përjashtim, duhet të aplikojmë një sasi të konsiderueshme pudre, kryesisht në krahë, sqetulla, mes kofshëve si dhe në këmbë. Më poshtë po ju citoj përbërësit që do të nevojiteni për kryerjen e recetës:

Përbërësit (për 100gr pudër trupi)

100 gr corn flower

1 lugë të vogël tretësirë trëndafili

10 pika vaj esencial barbarozë

10 pika vaj esencial patchouli

Përgatitja

Si fillim, merrni disa toptha të vegjël prej pambuku dhe spërkatini me tretësirën e trëndafilit dhe vajrat esencialë, në vazhdim, vendosini  në pjesën fundore të një vazoje dhe sipër tyre shtoni corn flower-in e situr, jo deri në krye, me qëlim që të mundeni t’i përzieni të gjithë përbërësit së bashku. Mandej, mbylleni vazon hermetikisht dhe tundeni fort disa herë, derisa aroma e vajrave esencialë të përhapet gjithandej. Pudra ruhet në vend të errët e të thatë deri në 6 muaj./albstroka.com/

© AlbStroka.com

Copyright © 2008-2018 AlbStroka.com

Scroll to top