You Are Here: Home » Gnomonologji » NDJENJA » KRIMBI I URREJTJES

KRIMBI I URREJTJES

albstroka-lorena-stroka-perkthyeseShqipëroi: Lorena Stroka – Roehampton University, UK

Zemërimi zbutet me kalimin e kohës, ndërsa urrejtjen nuk e shëron asgjë. Zemërimi dëshiron të shkaktojë mërzitje të përkohshme, ndërsa urrejtja, dëmtim të përhershëm. I zemëruari do të perceptohet nga tjetri, ndërsa urrejtësi as që do t’ia dijë. Zemërimi shoqërohet nga keqardhja, urrejtja jo: Të gjithë e dimë se i zemëruari është i mërzitur, ndërsa urrejtësi kurrë. Përveç kësaj, vjen një kohë që i zemëruari ndjen një lloj keqardhjeje për atë që dikur e bëri të vuajë, gjë që me të dytin nuk ndodh në asnjë rast. Thelbësisht, i zemëruari kërkon veç lëndimin e përkohshëm të tjetrit, ndërsa urrejtësi shfarosjen e tij./albstroka.com/

© AlbStroka.com

Copyright © 2008-2018 AlbStroka.com

Scroll to top