You Are Here: Home » Mjekësi » NJIHUNI ME SHENJAT E SHËNDETIT TË KEQ QË DUKEN NË FYTYRË

NJIHUNI ME SHENJAT E SHËNDETIT TË KEQ QË DUKEN NË FYTYRË

albstroka-blog-lorena-stroka-shkrime-biografia-mjekesiNga Lorena Stroka

Një vështrim i shpejtë në pasqyrë mund t’ju zbulojë informacione të ndryshme në lidhje me gjendjen tuaj shëndetësore, si probleme me mëlçinë, tiroidet, zemrën, mushkëritë etj. Mësoni, pra, të deshifroni sëmundjet që fshihen pas ndryshimeve në pamjen tuaj të jashtme:

Sytë

Ngjyra e bardhë apo gri përreth irisit të syrit, është treguesi më i qartë i vlerave të larta të kolesterolit në gjak, si dhe shenjë rreziku për sulm zemre dhe infarkti.

Rënia e qepallave: Është një simptomë e paralizës së nervit fytyror, pra një çrregullim i funksionit të nervit që ushqen syrin. Vjen si pasojë e infeksioneve virale që shkaktojnë inflamacione nervore.

Goja

“Tkurrja” e dhëmbëve, si, zvogëlimi, thyerjet anësore apo prishja e përgjithshme e tyre, është një prej shenjave më të shpeshta të personave që vuajnë nga zbatica acide.

Lëkura

Ngjyra e verdhë e lëkurës: Verdhëza (zverdhja e lëkurës dhe syve) është një shenjë tipike e dëmtimit ose mosfunksionit të mëlçisë.

Rrudhat e thella: Edhe pse janë pjesë përbërëse e procesit të plakjes, ato mund të jenë gjithashtu shenjë e rrezikut të lartë të osteoporozës. Lidhja e vijëzimeve të thella me osteoporozën mund të shpjegohet nga vlerat e ulta të kolagjenit, i cili ndërton sa lëkurën, po aq dhe kockat.

Flokët – qimet e tepërta

Flokët e dobëta: Janë cilësuar si prova më e qartë e mbi stimulit të tiroideve, por dhe e mungesës së hekurit në gjak.

Qimet e fytyrës: Te femrat përbën shenjë e sindromës së polikistikës ovariane. Qimet e tepërta mund të dalin gjithashtu edhe për shkak të vlerave të larta të androgjenëve që prodhojnë femrat.

Rrallimi i vetullave: Humbja e qimeve mund të dëshmojë nën funksion të gjëndrës tiroide, domethënë, prodhim të pamjaftueshëm të një hormoni të nevojshëm, thiroksinës.

Mollëzat

Mollëzat e kuqe: Përveç se tregojnë kushtet e ftohta të motit, mund të jenë gjithashtu shenjë e një sëmundjeje të quajtur hiperkortisolismë endogjene, ku trupi prodhon sasi të mëdha të hormonit të stresit, kortizolit. Kortizoli shkakton enjtje të enëve të gjakut, dhe rrjedhimisht skuqje, kryesisht fytyre.

Mollëzat mavi: Kjo ngjyrë mollëzash dëshmon se vlerat e oksigjenit në gjak janë të zvogëluara. Simptomat mund të shkaktohen nga hipertensioni pulmonar (rritje e presionit të gjakut në arteriet që furnizojnë mushkëritë), që ka për pasojë mosarritjen e mjaftueshme të gjakut të oksigjenuar në organe të ndryshme./albstroka.com/

© AlbStroka.com

Copyright © 2008-2018 AlbStroka.com

Scroll to top