You Are Here: Home » Mjekësi » Bukuri » NJIHUNI ME RECETËN QË LUFTON AKOMA DHE RRUDHAT MË TË THELLA

NJIHUNI ME RECETËN QË LUFTON AKOMA DHE RRUDHAT MË TË THELLA

ALBSTROKA-BLOG-LORENA-STROKA-BIOGRAFIA-RSI-TE-LUFTONI-RRUDHAT© Lorena Stroka

Përshëndetje të gjithëve!

Siç e kam përsëritur edhe herë të tjera, nevojat e lëkurës ndryshojnë nga dekada në dekadë. Sa më herët kujdesemi për të, aq më pak të dukshme do të jenë rrudhat në të ardhmen. Mirëpo nuk mungojnë edhe ato raste, ku femrat që nuk kanë përdorur kurrë kremra antirrudhë, dëshirojnë që të rinohen brenda një nate. Kjo është e pamundur të arrihet menjëherë, kryesisht kur lëkura nuk i është nënshtruar fazës së para-përgatitjes. Në këto raste, nevojitet përpjekje e dy-trefishtë për zbutjen e rrudhave. Them zbutje dhe jo zhdukje totale, për arsye se rrudhat e thella, mund të mbushen nga 40-70% dhe asnjëherë 100%, siç ndodh me më të imtat.

Receta që kam zgjedhur për ju sot, vlen për të gjitha moshat. Përbërësi kryesor i saj është macadamia. Një vaj jashtëzakonisht efikas që fitohet nga një bimë në Australinë e largët, i cili ndihmon në risjelljen e freskisë së lëkurës. Përthithet lehtë dhe shpejt nga lëkura për shkak të ngjashmërisë që ka me acidet yndyrore të lëkurës.

Macadamia ka veti të larta hidratuese dhe është më se ideal për lëkurat e lodhura e me rrudha. Ka faktor natyror mbrojtës kundër diellit. Është i pasur me vitamina A, B1, B2, B3, C, E, hekur, magnez, proteina si dhe acide omega 7.

Përbërësit

2 lugë gjelle bajame të bluara

20 pika vaj macadamia

pakëz ujë-trëndafili

Përgatitja

Në enë prej qelqi përzieni mirë së bashku të gjithë përbërësit e mësipërm derisa të krijohet një tip paste. Në vijim, aplikojeni në fytyrë dhe qafë, duke e lënë të veprojë rreth 20 minuta. Pastaj shpëlahuni me ujë të vakët. Për efekte sa më të mira, përsëriteni 1-2 herë në javë./albstroka.com/

Shihemi pas pak me një tjetër temë…

© AlbStroka.com

Copyright © 2008-2018 AlbStroka.com

Scroll to top