You Are Here: Home » Mjekësi » Seksologji » PEYRONIE: SËMUNDJA QË SHKAKTON SHTREMBËRIM PENISI!

PEYRONIE: SËMUNDJA QË SHKAKTON SHTREMBËRIM PENISI!

Nga Lorena Stroka

Që nga çast që mashkulli fillon të ndajë shtratin me dikë tjetër, ngurtësia, madhësia dhe forma e organit të tij gjenital nuk e lënë aspak indiferent! Të gjithë meshkujt duan që organi i tyre të ketë fortësinë e mjaftueshme, por, dhe formën e duhur për të pasur një marrëdhënie sa më efikase. Mungesa  e këtyre, sjell kontradikta në çift dhe shembje të vetëbesimit mashkullor. Çfarë fshihet pas deformimeve penile?

Sëmundja Peyronie është një sëmundje relativisht e rrallë, e cila shkakton shtrembërim, kthim të penisit, kryesisht në mes. Shpesh herë shtrembërimi është aq serioz, sa mundësia e raporteve seksuale duket krejt e pamundur. Në më të shumtën e rasteve, meshkujt raportojnë dhimbje të padurueshme dhe vështirësi në ngrerje. Thelbësisht, bëhet fjalë për shkatërrim dhe kalcifikim të trupave kavernozë, domethënë të pjesës kryesore të mekanizmit të ngrerjes.

Keqformimi i penisit nuk është një gjendje normale, as nuk ka lidhje me moshën e mashkullit. Megjithëse simptomat e kësaj sëmundjeje janë më të dukshme pas të pesëdhjetave, nuk mungojnë rastet e më të rinjve që vuajnë nga i njëjti problem.

Shkaqet

Meshkujt që vuajnë nga Peyronie raportojnë lëndime në të kaluarën, kryesisht gjatë marrëdhënieve seksuale. Lëndimet penile të cilat nuk perceptohen në kohë nga vetë personi, me kalimin e kohës krijojnë shtrembërim. Megjithatë, kjo është vetëm një nga shkaqet që çojnë në përkeqësimin e gjendjes. Sëmundjet e prostatës, inflamacionet, madje dhe sëmundjet sistematike, apo problemet në organe të tjera, larg penisit, mund të shfaqin të njëjtin problem! Pra, si fillim, është jashtëzakonisht e rëndësishme të identifikohet shkaku i problemit, si dhe të përcaktohet me saktësi nëse problemi është i lindur apo i mëvonshëm.

Trajtimi

Pavarësisht arsyes së problemit, rezultati është njëlloj i bezdisshëm, ndaj dhe duhet trajtuar në kohë. Deri më sot nuk është gjetur asnjë mjekim farmakologjik për zgjidhjen e problemit. Kirurgjia vijon të jetë e vetmja mënyrë për eleminimin e shtrembërimit. Brenda 30 minutave, mjekët heqin pllakën, vendosin implantin si dhe “sheshojnë” penisin duke rikthyer kështu jo vetëm formën e mëparshme të organit gjenital, por, dhe vetëbesimin e humbur të pacientit./albstroka.com/

© AlbStroka.com

Copyright © 2008-2018 AlbStroka.com

Scroll to top