You Are Here: Home » Të ndryshme » Uncategorized » JA SI SILLESHIN GJENIALËT E KOHËVE TË MËPARSHME

JA SI SILLESHIN GJENIALËT E KOHËVE TË MËPARSHME

albstroka-blog-kuriozitete-gjenialesh-shkrime-nga-lorena-stroka-albstroka-biografia-jeteshkrimi-wikipedia-poete-perkthyeseNga Lorena Stroka

Asnjë gjenial nuk mund të jetë i kompletuar në qoftë se nuk është pak egocentrik. Pjesa dërrmuese e filozofëve, shkrimtarëve dhe artistëve më në zë të kohëve të mëparshme sundohej nga zakone disi të çuditshme:

Edgar Allan Poe ishte mësuar të shkruante mbi shirita letrash, të cilat pasi i ngjiste, formonte cilindra.

Anthony Trolop maste kohën e shkrimit. Ai shkruante vetëm tri orë në ditë dhe ishte jashtë mase produktiv. Arrinte të shkruante 250 fjalë çdo 15 minuta – gjë që do të thotë se në fund të ditës shkruante plot 3.000 fjalë!

Ndërsa Pitagora, i njohur ndryshe si “babai i vegjetarianizmit”, megjithëse këshillonte ushqyerjen pa mish, ai vetë refuzonte konsumin e bishtajoreve!

Honore de Balzac ngaqë besonte se e vetmja mënyrë për të ruajtur kreativitetin ishte konsumi i ujit, nuk nguronte të pinte 50 gota në ditë. Megjithatë ai vuante nga dhimbjet e stomakut, dhimbjet e kokës dhe presioni i lartë i gjakut.

Da Vinci dhe Tesla e urrenin gjumin. I pari ndiqte ciklin polifazik, prandaj dhe flinte çdo 24 orë, ndërsa i dyti pushonte vetëm dy orë në ditë!/albstroka.com/

© AlbStroka.com

Copyright © 2008-2018 AlbStroka.com

Scroll to top