You Are Here: Home » Mjekësi » Bukuri » SA SHPESH ËSHTË MIRË TË PËRDORET KREMI HIDRATUES?

SA SHPESH ËSHTË MIRË TË PËRDORET KREMI HIDRATUES?

albstroka-blog-sa-shpesh-duhet-hidratuar-lekura-shkrime-maska-receta-sekrete-bukurie-nga-lorena-stroka-biografia-wikipedia© Lorena Stroka

Përshëndetje të gjithëve!

Ndonjëherë zakonet e mira (fenomenikisht) mund të sabotojnë lëkurën tuaj. Megjithëse humbja e hidratimit është një ndër fajtorët kryesorë për përshpejtimin e plakjes, kjo nuk do të thotë se lëkura duhet rënduar vazhdimisht me produkte hidratuese.

  Mbi-përdorimi i produkteve hidratante e kozmetike në përgjithësi është rruga më e sigurtë për të dëmtuar lëkurën në heshtje…

Normalisht, lëkura mësohet vetvetiu t’u përshtatet kushteve mjedisore dhe luhatjeve të hidratimit. Në mënyrë të thjeshtësuar, dua të them se në qoftë se përdorni përherë një “mburojë” mbrojtëse e hidratante, lëkura juaj nis e bëhet “dembele”, pra, nuk përpiqet të përshtatet.

Gjithashtu, varësia e lëkurës ndaj kremrave është një tjetër problem serioz që nuk duhet anashkaluar apo nënvlerësuar. Po ta keni vënë re, ndërprerja e papritur e kremrave të përkujdesjes krijon acarime lëkure (skuqje, thatësi, kruarje, rrjepje etj). Për këtë arsye, zgjidhja më e mirë do të ishte ndërprerja graduale ose pushimet e ndërmjetme.

Mos aplikoni më shumë se dy herë në ditë krem hidratant, si dhe çdo tri javë bëni 2-3 ditë pushim nga çdo lloj kremi, akoma dhe nga make up-i (për shembull, në rast se punoni dhe nuk doni të shkoni në punë pa grim, shfrytëzoni fundjavat.)/albstroka.com/

© AlbStroka.com

Copyright © 2008-2018 AlbStroka.com

Scroll to top