You Are Here: Home » Kuriozitete » NJIHUNI ME VOGËLUSHIN QË E KA TRURIN NË… HUNDË!

NJIHUNI ME VOGËLUSHIN QË E KA TRURIN NË… HUNDË!

albstroka-blog-lorena-stroka-shkrimeNga Lorena Stroka

Vogëlushi sy-çelur me hundë në formë topthi që shihni më sipër, është padyshim një ndër fëmijët më të veçantë në botë. Ka lindur me një veçori të pazakontë, të shkaktuar nga zhvillimi jo normal i trurit. Ollie i cili është vetëm 21 muajsh është detyruar t’u nënshtrohet disa ndërhyrjeve kirurgjikale për rregullimin e problemit të frymëmarrjes si dhe mbylljen e një hendeku në pjesën e kafkës.

Pamja e vogëlushit me hundë si të pinokut, e cila shpesh herë është shndërruar në objekt talljeje e diskriminimi nga të tjerët, nuk ka arritur të rrëzojë për asnjë çast psikologjinë e prindërve të tij, të cilët shprehen se e duan marrëzisht dhe se do të vijojnë ta mbështesin në çdo hap të tij…

Megjithëse e ëma e vogëlushit ishte në dijeni për gjendjen e fetusit që në javën e 20-të të shtatzënisë, tronditja kur e mbajti në duar për herë të parë ishte diçka e pashmangshme për të: “Kur ma dhanë ta mbaja në duar, e kisha të pamundur të flisja, nuk isha e sigurte nëse do ta përballoja dot, por, e dija që do ta doja pavarësisht pamjes së tij./albstroka.com/

Sot, pas një sërë ndërhyrjesh kirurgjikale, vogëlushi gëzon shëndet të plotë pranë familjes së tij të ngrohtë.

© AlbStroka.com

Copyright © 2008-2018 AlbStroka.com

Scroll to top