You Are Here: Home » Mjekësi » PAJISJA HEMOSTATIKE QË MBYLL PLAGËT BRENDA 20 SEKONDAVE

PAJISJA HEMOSTATIKE QË MBYLL PLAGËT BRENDA 20 SEKONDAVE

albstroka-blog-lorena-stroka-shkrimtare-gazetare-poete-perkthyese-shqiptare-lorena-stroka-biografia-wikipediaNga Lorena Stroka

Pajisja që shihni në foton e mësipërme quhet XStat, dhe dy vitet e fundit përdoret nga ushtria amerikane për mbylljen e plagëve të marra nga mjetet e mprehta, plumbat apo predhat në fushëbeteja. Pajisja hemostatike e cila ka formën e një shiringe, hyn në thellësi të plagës dhe me presionin e gishtit të madh lëshon në brendësi të saj 92 copëza sfungjeri , të cilat pas ardhjes në kontakt me gjakun, zgjerohen dhe ndalojnë gjakderdhjen brenda 20 sekondave.

Gjë që do të thotë se brenda një kohe relativisht të shkurtër mund të shpëtojnë cilindo që i kërcënohet jeta. Sipas statistikave më të fundit, është kostatuar se 40% e të lënduarve seriozisht vdesin për shkak të humbjes së tepërt të gjakut. Pajisja në fjalë, është në gjendje të absorbojë gjysmë litër gjaku, ndërsa për trajtimin e plagëve të thella, mund të përdoren deri në tri shiringa XStat njëkohësisht, për jo më shumë se 4 orë, derisa pacienti të transportohet në spital./albstroka.com/

© Albstroka.com

Copyright © 2008-2018 AlbStroka.com

Scroll to top