You Are Here: Home » Mjekësi » Bukuri » MASKA QË ELEMINON SKUQJET E LËKURËS PAS LARJES

MASKA QË ELEMINON SKUQJET E LËKURËS PAS LARJES

albstroka-blog-si-te-hiqni-skuqjet-e-lekures-albstroka-blog-sekrete-bukurie-maska-fyryre© Lorena Stroka

Përshëndetje të gjithëve!

Një ndër problemet më të shpeshta që haset te fytyrat e bardha është skuqja e lëkurës, kryesisht pas larjes. Megjithëse simptomat janë të përkohshme, pra, brenda 10-15 minutave ato eleminohen thuajse tërësisht, në momentin kur shfaqen, të bëjnë të ndihesh shumë keq, përveç kësaj lënë dhe një ndjesi thatësie.

Çfarë të bëni?

Mendja nuk duhet t’ju shkojë te farmacia më e afërt e lagjes, por, te kuzhina e shtëpisë suaj. Ku ka më mirë se sa trajtimi natyral?! Maska e mëposhtme do të zbusë ndjeshëm shenjat e skuqjes dhe dehidratimit…

Përbërësit

1 karotë e grirë

3-4 lugë gjelle kos

1 lugë çaj vaj ulliri

1 majë luge vaj bajameje

Përgatitja

Në një tas përzieni së bashku të gjithë përbërsit e mësipërm derisa të formohet një masë homogjene. Në vijim, aplikojeni në fytyrë të pastër (përveç pjesës së syve) për rreth 10-15 minuta. Pastaj, shpëlahuni me ujë të bollshëm./albstroka.com/

* Në qoftë se keni probleme lëkurë, është mirë që para se ta aplikoni, të pyesni dermatologun tuaj.

 © AlbStroka.com

Copyright © 2008-2018 AlbStroka.com

Scroll to top