You Are Here: Home » Mjekësi » Bukuri » KREM DEPILIMI NË KUSHTE SHTËPIE PËR PJESËN INTIME

KREM DEPILIMI NË KUSHTE SHTËPIE PËR PJESËN INTIME

© Lorena Stroka

Përshëndetje të gjithëve!

E cili është ai që nuk do të tundohej nga pamja e një trupi të bukur, të pastër e të depiluar mirë?! Në qoftë se mes jush ka ende nga ata që besojnë se depilimi është vetëm “çeshtje femrash”, dhe se çdo përpjekje përshtatjeje nga gjinia e kundërt është e turpshme apo e dënueshme, mendoj se ka ardhur koha ta rimendojnë, dhe mbi të gjitha të kuptojnë se higjiena nuk njeh kufizime apo diskriminime të këtij lloji. Kryesisht kur është fjala për shëndetin e organeve gjenitale.

A jeni vëtëpyetur ndonjëherë se për ç’arsye nuk duhet bërë depilim i përhershëm në organet gjenitale? Dhe pse nëna-natyrë e ka veshur me “gëzof natyral?” Natyrisht për t’ju mbrojtur nga plakja e lëkurës, e cila ndonjëherë shfaqet më herët se ç’pritet… Siç e dini, kalimi i viteve nuk lë shenja të dukshme vetëm në fytyrë, por, dhe… aty.

Mënyra më e mirë, për të mos venitur bukurinë e pjesës suaj më të shenjtë, është kujdesi i vazhdueshëm që duhet të tregoni ndaj saj. Më poshtë po ju rendis përbërësit që do të nevojiteni për përgatitjen e një kremi me efekt hidratues dhe ripërtëritës për depilimin e organeve gjenitale. Pse duhet të zgjidhni këtë dhe jo një krem të zakonshëm depilimi? Sepse produktet e tjera të tregut shkaktojnë dehidratim, ashpërsim qimesh dhe dobësim të elasticitetit të lëkurës.

Përbërësit

1/3 filxhan kafeje gjalpë shea

1/3 filxhan kafeje vaj kokosi

1/4 filxhan kafeje vaj bajameje

10 pika vaj esencial rozmarine

4-5 pika vaj esencial menteje

Përgatitja

Në një enë të vogël shkrini gjalpin bashkë me vajin e kokosit. Mandej, shtoni vajin e bajames, vajrat esencialë dhe përziejini mirë së bashku derisa të krijohet një masë homogjene. Në vijim, hiqeni nga zjarri dhe lereni të ftohet ca. Pastaj, me ndihmën e një rrahëseje elektrike ose dore, mundohuni ta bëni tip shkume. Në fund, ruajeni në një vazo të sterilizuar me kapak hermetik, në një vend të freskët e të errët larg fëmijëve./albstroka.com/Këtej e tutje procesi i rrojes së organit gjenital do të bëhet më i lehtë se kurrë.

© AlbStroka.com

Copyright © 2008-2018 AlbStroka.com

Scroll to top