You Are Here: Home » Gnomonologji » ÇDO MENDIM ZBULON SE KUSH JE!

ÇDO MENDIM ZBULON SE KUSH JE!

mendimet-zbulojne-se-kush-je-albstroka-blog-lorena-stroka-shkrimeShqipëroi: Lorena Stroka – Roehampton University, UK

Kush jam unë? pyeti një nxënës mësuesin e vet.

Je ajo çka mendon, iu përgjigj ai.

Do mundohem të ta shpjegoj me një tregim të shkurtër:

Një ditë nga muret e qytetit, në muzgun e thellë të horizontit, dukeshin dy njerëz teksa përqafoheshin.

Janë e ëma dhe i ati, mendoi një vogëlushe.

Janë dy dashnorë, mendoi një gruar.

Janë dy miq të vjetër që u takuan pas shumë vitesh, mendoi një kalimtar.

Janë dy tregtarë që mbyllën një marrëveshje pune, mendoi një i babëzitur.

Është një njeri që përqafon të birin e kthyer nga lufta, mendoi një grua shpirtmirë.

Është një vajzë që përqafon të atin e kthyer nga një udhëtim i gjatë, mendoi një i lënduar që kishte humbur të bijën.

Janë dy të dashuruar, mendoi një vajzë që ëndërronte dashurinë.

Janë dy njerëz që grinden për vdekje, mendoi një tjetër.

 

Kush e di, mendoi dikush tjetër…

Çdo mendim zbulon atë që JE, i tha në mbyllje i urti.

Dëgjo mendimet e tua, ato do të të tregojnë për veten më shumë gjëra se çdo mësues./albstroka.com/

© AlbStroka.com

 

Copyright © 2008-2018 AlbStroka.com

Scroll to top