You Are Here: Home » Mjekësi » Bukuri » LOCIONI QË I RIPËRTËRIN… TË GJITHA!

LOCIONI QË I RIPËRTËRIN… TË GJITHA!

© Lorena Stroka

Përshëndetje përsëri!

Përgatisni vetë një locion të shkëlqyer për ripërtëritjen e lëkurës tuaj me aromë të këndshme livandoje. Do t’ju bëjë të ndiheni aq mirë, sa as vetë nuk do ta besoni. Do t’i  nxisë partnerët tuaj që të mos ndahen prej jush asnjë minutë. S’është e nevojshme të hyni në shpenzime të tepërta, thjesht, lahuni, fshihuni me peshqirin tuaj të preferuar, aplikoni pak locion ripërtëritës dhe shtrihuni pa veshur asgjë! Të tjerat do të rrjedhin natyrshëm…

Do të nevojiteni

3 pika vaj esencial limoni

11 pika vaj esencial livando

5 ml alkool të pastër

20 ml lëng trëndafili/karafili/manushaqe

Përgatitja

Në një shishe me pompë hidhni të gjithë përbërësit e mësipërm. Mandej tundeni fort dhe spërkatni trupin çdo darkë para se të flini! Është dhurata më e bukur që mund t’i bëni vetes tuaj!/albstroka.com/Provojeni që të më besoni!

© AlbStroka.com

Copyright © 2008-2018 AlbStroka.com

Scroll to top