You Are Here: Home » Mjekësi » Bukuri » EFEKTET “MAGJIKE” TË VAJIT TË ROZMARINËS. SI TA PËRGATISNI VETË NË KUSHTE SHTËPIE

EFEKTET “MAGJIKE” TË VAJIT TË ROZMARINËS. SI TA PËRGATISNI VETË NË KUSHTE SHTËPIE

albstroka-blog-si-te-pergatisni-vete-vaj-rozmarine-efektet-kuruese-te-saj-receta-keshilla-nga-lorena-stroka-gazetare© Lorena Stroka

Përshëndetje të gjithëve!

Për të gjithë/a ju që dëshironi të mësoni se si përgatitet vaji “magjik” i rozmarinës, procesi nuk është aq i vështirë sa besohet gjerësisht.

Përbërësit që do të nevojiteni

1 tufë rozmarinë

1 filxhan vaj të pastër për bazën (ulliri, susami, bajameje ose jojoba)

Përgatitja

Fillimisht këpusni gjethet nga kërcejtë dhe grijini hollë me thikë. Në vazhdim, merrni një tenxhere të vogël, mbusheni me ujë (jo plot) dhe vëreni në zjarr (në temperaturë mesatare), pastaj vendosni mbi të një tas prej qelqi (bain marie), në mënyrë të tillë që tasi të mos prekë ujin. Mandej shtoni vajin e bazës bashkë me gjethet e grira të rozmarinës. Sapo të shikoni që vaji fillon e ngrohet vijoni me përzierjen e përbërësve. Mos e lini të ziejë për asnjë çast, përkundrazi, hiqeni nga zjarri, kullojeni dhe lereni të ftohet.

Aplikimi

Aplikojeni në rrënjët e flokëve tuaj për disa orë ose përgjatë gjithë natës. Pastaj lahuni si gjithmonë. Gjithashtu, në rast se keni probleme me celulitin, përhapeni në pjesët problematike dhe bëni masazh me lëvizje nga poshtë-lart, derisa të përthithet plotësisht nga lëkura.

Efektet e vajit të rozmarinës

  • Lufton humbjen e flokëve, pasi rrit qarkullimin e gjakut në lëkurën e kokës.
  • Forcon, zgjat dhe hidraton flokët.
  • Errëson ngjyrën e flokëve, kryesisht thinjat në fazat e para.
  • Ka veprim antiseptik dhe antibakterial.
  • Eleminon celulitin.
  • Ka efekt të fortë aromatik.

Vaji i rozmarinës NUK është i përshtatshëm për gratë shtatzëna.

*Gjithmonë para se ta aplikoni mos harroni të kryeni një patch test.

Shihemi pas pak…

© AlbStroka.com

Copyright © 2008-2018 AlbStroka.com

Scroll to top