You Are Here: Home » ENCIKLOPEDI + » ANTOLOGJI » MË THONI, O NJERËZ, MË THONI!

MË THONI, O NJERËZ, MË THONI!

Shqipëroi: Lorena Stroka- Roehampton University, UK

Kahlil Gibran

Më thoni, o njerëz, më thoni!

Cili prej jush nuk do të zgjohej nga gjumi i jetës, në qoftë se dashuria do t’i prekte shpirtin me majat e gishtrinjve?

Cili prej jush nuk do të braktiste babanë, nënën e shtëpinë, po ta ftonte vajza që deshë zemra e tij?

Cili prej jush nuk do të çante dete,

nuk do të përshkonte shkretëtira,

nuk do të shkelte male e lugina për të mbërritur te gruaja që i zgjodhi shpirti?

Cili i ri nuk do të ndiqte zemrën e tij deri në anën e botës,

për të ndjerë frymëmarrjen e ëmbël të së dashurës së tij,

për të ndjerë prekjen e butë të duarve të saj,

për t’u gëzuar me të zërit të saj melodi?

Cili mashkull nuk do të bënte shpirtin fli,

në qoftë se tymi i flisë do të mundej të ngjitej tek një zot që do të dëgjonte e plotësonte lutjen e tij?/albstroka.com/

© AlbStroka.com

Copyright © 2008-2018 AlbStroka.com

Scroll to top