You Are Here: Home » Mjekësi » Bukuri » HISTORIA E VAZELINËS DHE PËRDORIMET E SHUMËFISHTA TË SAJ

HISTORIA E VAZELINËS DHE PËRDORIMET E SHUMËFISHTA TË SAJ

perdorimet-e-shumefishta-te-vazelines-albstroka-blog-lorena-stroka-gjithçka-mbi-floket-fytyrën-trupin-receta-keshilla-sekrete-bukurie© Lorena Stroka

Përshëndetje të gjithëve!

Emërtimi vazelinë u përdorë për herë të parë në vitin 1872 nga amerikani Robert Chesebrough, i cili shkroi në patentën e tij: “Unë Robert Chesebrough, kam shpikur një produkt të ri e të dobishëm nga nafta të cilin e kam quajtur vazelinë.” Emri i saj rezultoi nga përbërja e dy fjalëve të huaja wasser = (gjerm. ujë) dhe έλαιον= (greq. vaj).

Qysh atëherë përdorimi i vazelinës është përhapur gjithandej. Shumë kompani të njohura kozmetike e përdorin atë si bazë për prodhimin e produkteve kozmetike. Nga ana tjetër, përdorimi i shpeshtë i saj ka krijuar shumë konflikte mes specialistëve. Le të shohim së bashku disa prej përdorimeve më të sigurta të këtij produkti të dobishëm…

  • Zbutë/lëmon pjesët e ashpra të lëkurës (bërrylat, gjunjët, thembrat). Para se të flini, aplikoni pakëz vazelinë në thembra, vishni çorape dhe shtrihuni qetësisht. Të nesërmen në mëngjes ndryshim do të jetë mahnitës.
  • Ushqen, hidraton dhe mbron thonjtë nga çdo dëmtim i mundshëm.
  • Ju mbron nga ngjyrimet e padëshiruara. Para se të lyeni flokët, përhapni pak vazelinë rreth linjës së flokëve.
  • Shtron qimet e ashpra të vetullave.
  • Heq çamçakëzin e ngjitur në flokë, mjafton ta punoni pak me gishta.
  • Shkëlqen këpucët prej lëkure.
  • Lehtëson hapjen e çdo gjëje të ndryshkur (dorezë, çezmë etj).
  • Mbron pjesët e ndjeshme të lëkurës nga çdo acarim, djegie apo thatësi.
  • Zbutë buzët e plasaritura dhe lehtëson heqjen e grimit të syve.
  • Ofron extra-shkëlqim, po të doni aplikoni pakëz vazelinë mbi qepallat e grimuara, thjesht mos e teproni.
  • Zgjatë aromën e këndshme të parfumit. Para se të përdorni parfum, përhapni pakëz vazelinë në kyçet e duarve dhe prapa veshëve.
  • Shërben si scrub. Përzieni së bashku kripë të zezë/sheqer të zi dhe vazelinë, pastaj fërkoni me të krahët, kofshët dhe të pasmet. Ndihmon në heqjen e qelizave të vdekura, hapjen e poreve, qarkullimin e mirë të gjakut dhe eleminimin e celulitit./albstroka.com/

*Këshillë: Megjithëse disa e rekomandojnë vazelinën edhe për fytyrën, për mendimin tim, përdoreni shumë rrallë ose kurrë.

© AlbStroka.com

Copyright © 2008-2018 AlbStroka.com

Scroll to top