You Are Here: Home » MITOLOGJI » Greke » QYTETËRIMI SPARTAN

QYTETËRIMI SPARTAN

albstroka-blog-spartiatet-libra-lorena-stroka-facebookShkëputur nga libri: “MITOLOGJIA, FILOZOFËT DHE POETËT E LASHTË GREKË (I)” – Lorena Stroka
fragment
Struktura e familjes spartane ishte shumë e ndryshme nga çdo lloj tjetër në Greqinë e lashtë. Lakonët shquheshin për thjeshtësinë në të jetuar dhe edukimin e rreptë ushtarak. Rritja e fëmijëve bazohej në krijimin e qytetarëve të vetë-displinuar me virtyte luftëtarësh, sipas legjendës, foshnjat që lindnin me aftësi të kufizuara fizike apo mendore hidheshin në Keadas, me qëllim ruajtjen dhe vazhdimësinë e rracës eugjenike të spartanëve.

Spartanët luftonin gjithë jetën e tyre dhe tërhiqeshin nga fusha e betejës në moshën 60 vjeç, atëherë, kur dobësia fizike dhe përvoja nuk i ndihmonte dot më. Luftëtarët që vriteshin në luftë, kryesisht në beteja të mbyllura me fitore, nderoheshin si heronj, ndërsa ata që vdisnin nga shkaqe natyrore apo në beteja të humbura, nuk gëzonin të njëjtat nderime.

Një tipar i rëndësishëm i Romës dhe trimave të Spartës ishte shprehja vendimtare e nënës spartiate “Ή ταν ή επί τας” (ose do të kthehesh pas me mburojën në dorë, ose i vdekur mbi të). Asokohe, braktisja e betejës në mes, cilësohej si veprim i turpshëm jo vetëm për luftëtarin, por, dhe për të gjithë familjen që kishte marrë përsipër rritjen dhe përgatitjen e tij luftarake./albstroka.com/
© AlbStroka.com

Copyright © 2008-2018 AlbStroka.com

Scroll to top