You Are Here: Home » Mjekësi » Bukuri » ÇFARË MASKE DUHET PËRDORUR PARA DEPILIMIT PËR TË PASUR KËMBË SUPER TË BUTA?

ÇFARË MASKE DUHET PËRDORUR PARA DEPILIMIT PËR TË PASUR KËMBË SUPER TË BUTA?

maska-para-depilimit-albstroka-blog-lorena-stroka-receta-keshilla-maska-sekrete-bukurie-gjithçka-mbi-femrat-floket-trupin-dhe-fytyrën© Lorena Stroka

Përshëndetje të gjithëve!

A e dini që çdo herë para se para se t’i nënshtroheni procesit të depilimit (heqjes së qimeve) është e detyrueshme të bëni peeling lëkure? Ejani të mësojmë së bashku një mënyrë super-natyrale për këmbë sa më të mëndafshta në çdo prekje.

Përbërësit

1 filxhan kafeje sheqer

1/2 filxhan kafeje vaj ulliri, kokosi ose baby oil

3 lugë gjelle lëng limoni, lime, ose 20 pika vaj esencial limoni

Përgatitja

Në një shishe prej qelqi përzieni mirë së bashku të gjithë përbërësit e mësipërm derisa të krijohet një masë homogjene.

Aplikimi

Si fillim lagni pak këmbët, mandej aplikoni përzierjen e krijuar dhe vijoni me fërkimin, (tip masazhi me lëvizje të buta rrethore), po të doni mund të veproni njëlloj dhe me krahët. Fërkimi me sheqer heq të gjitha papastërtitë dhe qelzat e vdekura nga lëkura, lëngu i limonit vepron si pastrues, shkëlqyes dhe zbardhës lëkure, ndërsa vaji i ullirit/kokosit ofron hidratim të thellë e të qëndrueshëm.

Pasi të mbaroni masazhin, nisni procesin e depilimit (me pe, brisk apo dyll)

*Unë bëj dhe diçka tjetër, pas depilimit përhap në këmbë një të bardhë veze të rrahur fort, duke e lënë të veprojë për rreth 5 minuta. Pastaj shpëlahem me ujë të vakët e të ftohtë. Për këmbë sa më të buta gjatë gjithë ditës, përdorni vaj në formë spray, i cili përthithet lehtë nga lëkura dhe nuk krijon njolla në rroba./albstroka.com/

Shihemi në shkrimin e radhës…

© AlbStroka.com

Copyright © 2008-2018 AlbStroka.com

Scroll to top