You Are Here: Home » Mjekësi » PËR ÇFARË SHËRBEN KOSI I SKADUAR?

PËR ÇFARË SHËRBEN KOSI I SKADUAR?

untitledNga Lorena Stroka

Kosi është një prej produkteve që nuk mungon thuajse nga asnjë shtëpi. Përdorimet e tij janë të shumëfishta, duke filluar nga gatimi deri tek kujdesi i vetes. Mirëpo shumë herë ndodhë që të skadohet para se të konsumohet, si veprohet në këtë rast, hidhet poshtë apo përdoret diku tjetër, nëse po, ku?

Si ushqim për kafshët shtëpiake: Një mënyrë e mirë për të përdorur kosin e skaduar është të ushqeni me të qenushët dhe macet tuaja. Sipas veterinerëve të gjithë ata që kanë kafshë shtëpiake duhet t’u japin 1-2 herë në muaj kos të skaduar, pasi bën mirë për shëndetin e tyre. Bakteriet që përmban kosi i skaduar ndihmojnë në funksionin e mirë të sistemit tretës. Pra, mos harroni t’u jepni çdo 15 ditë 1 filxhan kafeje kos të skaduar (në madhësi mesatare).

Si “gjallërues” bimësh/zarzavatesh: Mënyra më fantastike për të ujitur lulet, frutat dhe perimet tuaja në përgjithësi është përzierja e një sasi të barabartë uji dhe kosi (p.sh. 2 l ujë+2 l kos të skaduar). Metoda në fjalë do të nxisë ngjyrën aromën, shijen, dhe zhvillimin e tyre. Prandaj, herë tjetër mendohuni dy herë para se ta hidhni tek koshi i plehrave/albstroka.com/

© AlbStroka.com

Copyright © 2008-2018 AlbStroka.com

Scroll to top