You Are Here: Home » ENCIKLOPEDI + » ANTOLOGJI » DËGJO, O NJERUC!

DËGJO, O NJERUC!

degjo-o-njeruc-albstroka-lorena-stroka-perkthyese-shkrimtare-gazetare-shqiptare-albstroka-blog-letersi-histori-te-trishtaShqipëroi: Lorena Stroka – Roehampton University, UK

Të thërrasin Njeruc, Njeri të Zakonshëm. Të thonë se ka kaluar koha jote, “Koha e Njeriut të Zakonshëm!”

Po nuk e thua ti, o njeruc. E thonë nën-udhëheqësit e kombeve të mëdha, bijtë e penduar të borgjezisë, politikanët dhe filozofët. Të ofrojnë të ardhmen, pa të pyetur për të shkuarën tënde.

Rrjedhimisht, bëhesh trashëgimtar i një të kaluare të tmerrshme, i një trashëgimie që të djeg grushtin si diamant i përflakur.

Dhe ti vijon të jesh memec. Pajis të fortët me më shumë fuqi. Zgjedh të të përfaqësojnë njerëz të dobët e të këqinj. Dhe vonë, tepër vonë kupton se të gjithë ata u tallën me ty.

Të kuptoj, sepse shumë herë u përballa me lakuriqësinë e trupit dhe shpirtit tënd. Të pashë pa maskë, pa kartë partiake, pa kryelartësi kombëtare, lakuriq si një të porsalindur. Të dëgjova tek qaje e mbaje zi. Më bëre pjesë të halleve të tua, më fole për dashuritë dhe dëshirat që të udhëhiqnin.

Ndaj një gjë po të them: shihe veten siç je në të vërtetë. Dëgjo atë që asnjë prej udhëheqësve dhe përfaqësuesve të tu nuk guxon të të thotë:

“Je njeruc, i zakonshëm – Mundohu të zbërthesh kuptimin e dyfishtë të këtyre fjalëve…”

Mos ia mbath. Gjej guximin për t’u përballur me veten!/albstroka.com/

© AlbStroka.com

Copyright © 2008-2018 AlbStroka.com

Scroll to top