You Are Here: Home » Mjekësi » Bukuri » MIJËFLETËSHI QË ELEMINON STRIJAT DHE CELULITIN NË KOFSHË DHE KRAHË

MIJËFLETËSHI QË ELEMINON STRIJAT DHE CELULITIN NË KOFSHË DHE KRAHË

MIJEFLETESHI-QE-ELEMINON-STRIJAT-DHE-CELULITON-NE-KOFSHE-DHE-KRAHE-ALBSTROKA-BLOG-LORENA-STROKA-GAZETARE© Lorena Stroka

Siç e keni vënë re në postimet e fundit jam munduar të jap më shumë zgjdhje për trajtimine strijave. Tema e e sotme ka të bëjë përsëri me strijat, jo me strijat në përgjithësi, por, vetëm me ato që gjenden në pjesët e kofshëve dhe krahëve. Po pse ç’ndryshim ka do më thoni, e njëjta gjë nuk është? Jo, strijat nuk janë të njëllojta, gjithçka varet nga trashësia e lëkurës ku ato shfaqen, për shembull, lëkura e barkut është më e butë, dhe më  e hollë se sa ajo e kofshëve, rrjedhimisht dhe metodat trajtuese duhet të jenë të ndryshme mes tyre.

Receta e kremit të sotëm për hidratimin, parandalimin apo heqjen e strijave është e lehtë në përgatitje dhe tepër “e ashpër” me dëmtimet e lëkurës. Përveç kësaj, eleminon dhe celulitin e gjendur në këto pjesë…

Përbërësit

1 lugë gjelle dyll blete (cilësor)

200 ml vaj bar mijëfletëshi

1 majë luge maja birre (pluhur)

Përgatitja

Në një xhezve ngrohni dyllin e bletës derisa të shkrihet plotësisht, në vazhdim, hiqeni nga zjarri, shtoni vajin e pezmit dhe majanë e birrës, pastaj përziejini mirë së bashku për 2-3 minuta derisa të krijohet një masë homogjene. Pasi të jetë ftohur, ruajeni në një vazo të sterilizuar prej qelqi dhe përdoreni çdo darkë para se të flini./albstroka.com/

*Për shmangien e prishjes së produktit (kremit) ruajeni në vend të thatë e të freskët…

© AlbStroka.com

Copyright © 2008-2018 AlbStroka.com

Scroll to top