Sigmund Frojd (1856 – 1939)
Nga Lorena Stroka
Sigmund Frojdi është themeluesi i shkollës psikoanalitike në fushën e psikologjisë. Njihet si një ndër analistët më të rëndësishëm të shek. XX-të, i cili studioi dhe përcaktoi konceptet si neveria, seksualiteti i fëmijëve etj. Teoritë shkencore dhe teknikat trajtuese që zhvilloi ndezën debate intensive, madje nuk ishin të paktë ata që e përçmuan duke mos e konsideruar të besueshëm.
Ndikimi i Frojdit nuk u kufizua vetëm në psikologji dhe psikiatri, por u përhap edhe në shumë fusha të tjera shkencore si (antropologji, sociologji, filozofi etj).
Botime kryesore të Frojdit:
1. Interpretimi i ëndrrave – Die Traumdeutung (1900)
2. Psikopatologjia e jetës së përditshme – Zur Psychopathologie des Alltagslebens (1901)
3. Tre studime për teorinë e seksualitetit – Drei Abhandlungen zur Sexualtheorie (1905)
4. Totem dhe Tabu – Totem und Tabu (1913)
5. Për Narcisizmin – Zur Einführung des Narzißmus (1914)
6. Përtej parimit të kënaqësisë – Jenseits des Lustprinzips (1920)
AFORIZMA
- Mashkulli i vërtetë është MONOGAMIK
- Zhvillimi mendor i njeriut është një përsëritje e shkurtër e zhvillimit të llojit të njeriut.
- Një ditë duke parë pas, vitet që u mundove-vuajte, do të duken më të bukurat.
- Psikoanalisti nuk duhet të jetë aspak ekspresiv ndaj pacientit dhe – si një pasqyrë – nuk duhet të tregojë asgjë tjetër përveç asaj që i tregojnë.
- Amerika është një gabim.
- Arti është një rrugëdalje nga problemi seksual.
- Feja është neurozë.
- Dy gurët e themelit të lumturisë: dashuria dhe puna.
- Fëmijët janë krejt egocentrikë. I ndiejnë nevojat e tyre intensivisht dhe përpiqen t’i plotësojnë me çdo kusht.
- Interpretimi i ëndrrave, është rruga mbretërore për hulumtimin e nënndërgjegjes.
- Ç’përparim! Në Mesjetë do të më digjnin në zjarr. Tani, djegin në zjarr librat e mi.
- Pyetja më e madhe që nuk është përgjigjur ndonjëherë, të cilës as unë nuk kam arritur t’i përgjigjem pas tridhjetë vjetësh është se: “çfarë do një grua?”
- Vërtet, si asnjë nga ata të mëdhenjtë nuk zbuloi kurrë psikoanalizën? Pse duhej të priste një çifut të pafe?
- Histerikët vuajnë kryesisht nga kujtimet.
- Njeriu është produkt i traumave të fëmijërisë.
- Nuk mund të mendoj asnjë nevojë tjetër më të madhe (gjatë fëmijërisë) se sa ajo e mbrojtjes së babait.
- Në qoftë se një fëmijë ka qenë fëmija më i dashur i nënës së vet, ruan përgjatë gjithë jetës ndjesinë e triumfit, besimin, lumturinë, që shpesh herë të drejtojnë në lumturi të vërtetë.
- Shakatë nuk janë vetëm një shfaqje e neurozës seksuale, por edhe një simptomë psikopatologjike.
- Pas çdo gruaje të forte, fshihet një baba tiran.
- Shumica e njerëzve nuk duan liri, sepse liria kërkon përgjegjësi, dhe shumica e njerëzve dridhen të marrin përgjegjësi.
- Ndonjëherë një puro është veç një puro.
- Kudo që më çuan teoritë e mia, kuptova se një poet kishte shkuar aty më parë se unë.
© 2010: Ndalohet ribotimi i shkrimit pa autorizimin e autores.