You Are Here: Home » Gnomonologji » VLERA E HUMBUR E SENSIT TË MASËS!

VLERA E HUMBUR E SENSIT TË MASËS!

albstroka-blog-lorena-stroka-shkrimtare-gazetareNga Lorena Stroka

Asnjë njeri nuk lindë me ndonjë cilësi morale, në bazë të së cilës të karakterizohet si “i mirë” apo “i keq”. Por, padyshim, secili prej tyre, zotëron një larmishmëri “mundësish”, të cilat kur “aktivizohen” me vullnet të lirë, në fund përcaktojnë sjelljen morale e personale të gjithëkujt… Për shembull, çdo njeri e ka “mundësinë” të “shpërthejë” verbalisht apo fizikisht… por, jo të gjithë i konsiderojnë të përshtatshme për karakterin e tyre këto lloj sjelljesh.
Nëse subjekti zgjedh të reagojë me orgji apo ta zbusë disi atë, ku një stimul “e aktivizon”, është diçka që varet vetëm nga ai, domethënë nga “mundësia” që ai zgjedhë për të “aktivizuar”… Tek e fundit, vlera e sensit të masës ëshë çështje personale!/albstroka.com/

© AlbStroka.com

Copyright © 2008-2018 AlbStroka.com

Scroll to top