You Are Here: Home » Mjekësi » Bukuri » MASKA VITAMINOZE QË RRIT ELASTICITETIN DHE LËMUESHMËRINË E LËKURËS

MASKA VITAMINOZE QË RRIT ELASTICITETIN DHE LËMUESHMËRINË E LËKURËS

ALBSTROKA-BLOG-MASKA-QE-RRIT-ELASTICITETIN-DHE-LEMUESHMERINE-E-LEKURES-KESHILLA-SEKRETE-BUKURIE-NGA-LORENA-STROKA© Lorena Stroka

Përshëndetje të gjithëve!

Vitamina C është një nga përbërësit më të rëndësishëm për lëkurën tonë. E bën të butë (sa duhet), të lëmuar dhe rrjedhimisht nuk e lë të rrudhet…

Receta e ditës i mbulon të gjitha ato që përmenda më sipër, mos nguroni ta provoni, është e përshtatshme për të gjitha moshat, tek më të rejat ka veprim parandalues, ndërsa tek më të rriturat efekt përmirësues!

Përbërësit

3-4 gjethe spinaq

1 lugë gjelle mjaltë (fshati)

1-2 lugë çaj lëng limoni

1 lugë çaj vaj bajame

1 lugë çaj ujë të distiluar

Përgatitja

Si fillim, lani dhe grini hollë gjethet e spinaqit, në vazhdim përziejeni me përbërësit e tjerë derisa të krijhohet një masë homogjene. Pastaj përhapeni në fytyrë dhe qafë për rreth 20 minuta. Në fund, shpëlahuni me ujë të ftohtë! Për efekte sa më të mira, përsëriteni 1-2 herë në javë./albstroka.com/

Mirë u lexofshim në shkrimin e radhës…

© AlbStroka.com

Copyright © 2008-2018 AlbStroka.com

Scroll to top