You Are Here: Home » Mjekësi » Bukuri » PËRBËRËSIT QË DUHET TË PËRMBAJË NJË KREM I MIRË ANTI-RRUDHË

PËRBËRËSIT QË DUHET TË PËRMBAJË NJË KREM I MIRË ANTI-RRUDHË

albstroka-blog-keshila-bukurie-per-kremra-anti-rrudhe-lorena-stroka-gazetare© Lorena Stroka

Përshëndetje të gjithëve!

Sytë thonë shumë, jo vetëm për personalitetin, por, dhe për moshën tonë. Për këtë arsye, kujdesi I tyre ditor është i domosdoshëm.

Pjesa përreth dhe poshtë syve, për shkak të hollësisë së lëkurës si dhe shprehive, përbën zonën më delikate të fytyrës, në të cilën shfaqen shenjat e para të plakjes.

Duke qenë se vijëzimet e holla dhe relaksimi mund të shfaqen akoma dhe në dekadën e dytë të jetës, është e nevojshme të kujdesemi që herët duke përdorur një krem të mirë anti-rrudhë, i cili do të vonojë sa më shumë shenjat e plakjes. Fundja, jo më kot parandalimi është cilësuar si trajtimi më i mirë.

Rrathët e zinj, qeset e krijuara, enjtjet dhe vijëzimet e holla janë problemet më të zakonshme përreth dhe poshtë zonës së syve. Prandaj kremi që duhet të zgjedhim duhet të përmbajë disa përbërës sa për luftimin e plakjes dhe rrudhave, po aq dhe për rrathët e zinj dhe forcimin e lëkurës.

Çfarë duhet të përmbajë një krem i mirë anti-rrudhë?

  • Acid hyaluronik
  • Peptide
  • Aminoacide
  • Vitamina A, E, C
  • Koenzima Q10
  • Retinol
  • Faktorë epidermikë zhvillimi
  • Resveratol

Për rrathët e zinj poshtë syve

  • Vitamina C dhe K
  • Flavonoide Chrysin

Për enjtjen dhe qeset e krijuara

  • Kafeinë
  • Flavonoide/albstroka.com/

Mirë u lexofshim në shkrimin e radhës…

© AlbStroka.com

Copyright © 2008-2018 AlbStroka.com

Scroll to top