You Are Here: Home » Mjekësi » PËR ÇFARË NDIHMON VENDOSJA E QEPËVE BRENDA ÇORAPEVE?

PËR ÇFARË NDIHMON VENDOSJA E QEPËVE BRENDA ÇORAPEVE?

ALBSTROKA-BLOG-PSE-DUHET-TE-FLINI-ME-QEPË-NE-KEMBE-SHKRIME-NGA-LORENA-STROKA-GAZETARENga Lorena Stroka

A e dini që shputat e këmbëve janë cilësuar si “harta” e organeve të brendshme të trupit? Në mjekësinë kineze “pikat e qasjes” njihen ndryshe si meridiane dhe janë shtigje të veçanta për çdo organ. Megjithëse disa nuk besojnë në ekzistencën e meridianeve (gjysmërrathëve), njohësit e mirëfilltë të mjekësisë kineze pohojnë se sisitemi meridian është i lidhur ngushtë me sistemin nervor.

Pjesët e poshtme të këmbëve kanë mbaresa të ndryshme nervore (rreth 7000 meridiane), të cilat janë të lidhura direkt me organe të ndryshme. Ato veprojnë si qarqe shumë të forta elektrike brenda trupit, dhe shpesh janë joaktive sepse mbajmë veshur këpucë.

Kjo është arsyeja që specialistët na këshillojnë të ecim zbathur, (kuptohet kur kjo është e mundur).

Nga ana tjetër, qepët dhe hudhrat janë të njohura për pastrimin e ajrit dhe vrasjen e mikrobeve dhe baktereve, sidomos kur i aplikojmë (lokalisht). Gjithashtu, acidi fosforik (substanca që na bën të qajmë kur i qërojmë), hyn në gjak dhe ndihmon në pastrimin e tij.

Në mënyë të veçantë:

1. Prini në feta një qepë organike (të bardhë ose të kuqe). Preferoni qepët organike pasi nuk përmbajnë pesticide dhe kimikate të tjera të dëmshme për shëndetin.

2. Në vazhdim aplikojeni në shputa dhe vishni çorape. Ndërsa ju flini, vetitë shëruese të qepëve do të hyjnë në trupin tuaj përmes lëkurës dhe do të vrasin mikrobet, bakteret si dhe do të përthithin helmet (toksinat). Për më tepër do të pastrojnë dhe ajrin e dhomës./albstroka.com/

© AlbStroka.com

Copyright © 2008-2018 AlbStroka.com

Scroll to top