You Are Here: Home » Kuriozitete » Cili është libri më i shtrenjtë në botë?

Cili është libri më i shtrenjtë në botë?

Nga Lorena Stroka

Nuk është ndonjë botim i vjetër libri. Nuk është ndonjë kopje e rrallë apo botim i ndonjë shkrimtari të shumëvlerësuar, po ashtu nuk është as kopje e autobiografisë së Toni Bler. Është një nga njëqind kopjet që ekzistojnë sot në botë, nën autorësinë e ornitologut franko-amerikan, Xhon Xhejms Odibon, me titull: “Zogjtë e Amerikës”. Datohet qysh nga shekulli i XIX dhe do të dalë në ankand më 7 dhjetor, çmimi i librit përllogaritet rreth 7 000 000 euro, sipas shtëpisë së ankandit Sotheby’s të Londrës.

Dhjetë vjetë më parë një nga ata libra u shit 8.8 000 000 dollarë (7000 000 euro).

Bëhet fjalë për një libër me përmasa të mëdha (90 x 60 cm) që përmban vizatime zogjësh si flamingo dhe mjelma të realizuara nga Odibon, një ornitolog që lindi në Haiti në 1785 nga prindër Francezë dhe që në vazhdim mori nënshtetësi Amerikane.

Copyright © 2008-2018 AlbStroka.com

Scroll to top