You Are Here: Home » Mjekësi » Bukuri » SI TË PËRGATISNI VETË KAFE DIETIKE

SI TË PËRGATISNI VETË KAFE DIETIKE

SI-TE-PERGATISNI-VETE-KAFE-DIETIKE-ALBSTROKA-BLOG-LORENA-STROKA-GAZETARE© Lorena Stroka

Përshëndetje të gjithëve!

Pa bukë e kam të lehtë të rezistoj, por, pa kafe jo! Është një marrëdhënie varësie e krijuar herët, që tashmë vështirë se ndërpritet më! Në qoftë se mes jush ka ndonjë që “vuan” nga i njëjti problem, le t’i hedhë një sy recetës së mëposhtme, e cila do ta ndihmojë jo vetëm të mos humbasë kënaqësinë e shijimit të përditshëm të kafesë, por, do ta bëjë të dobësohet njëkohësisht!

Përbërësit

1 lugë çaj fara chia

2 lugë gjelle qumësht me yndyrna të ulta

3-4 kikirikë Brazili

1/2 filxhan çaj të gjelbër (të zierë)

1 espresso

Përgatitja

Pasi të përzieni të gjithë përbërësit e mësipërm në një bleneder, shtoni 2-3 kube akull dhe vazhdoni me rrahjen derisa të thermohen kikirikët! Në vazhdim, hidheni në filxhanin tuaj të preferuar dhe shijojeni me qetësinë tuaj./albstroka.com/

*Hulumtime të mëparshme kanë treguar se qumështi në kafe sekreton kalciumin e trupit. Në qoftë se keni nivele të ulta kalciumi, SHMANGENI…

Mirë u lexofshim në shkrimin e radhës…

© AlbStroka.com

 

Copyright © 2008-2018 AlbStroka.com

Scroll to top