You Are Here: Home » Mjekësi » CILAT BIMË ULIN NDJESHËM SHTYPJEN E LARTË TË GJAKUT?

CILAT BIMË ULIN NDJESHËM SHTYPJEN E LARTË TË GJAKUT?

hipertensioni-albstroka-blog-shëndetësi-lorena-stroka-gazetare-maska-receta-këshilla-sekrete-bukurie-Nga Lorena Stroka

Shtypja e lartë e gjakut (hipertensioni) është faktori numër një për sulmet në tru dhe zemër.

Faktorët kryesorë që vënë në rrezik jetën e një personi, kanë të bëjnë kryesisht me mënyrën e jetesës së tij. Pavarësisht se faktorët gjenetikë mund ta bëjnë një person më të prirur ndaj sëmundjeve kardiovaskulare, shumica e goditjeve në tru dhe sulmeve në zemër mund të parandalohen përmes ushqyerjes së shëndetshme.

Më konkretisht, ka disa bimë që ndihmojnë në uljen e ndjeshme të hipertensionit dhe sëmundjeve kardiovaskulare në përgjithësi…

Rigoni

Karvakroli që përmban është një përbërës aktiv i njohur për uljen e tensionit të lartë të gjakut dhe inflamacionin e enëve të gjakut. Përveç aromës së veçantë që u jep ushqimeve, vaji i rigonit është shumë efikas dhe në luftimin e infeksioneve të gjithëllojshme.

Borziloku

Ankthi është një prej faktorëve kryesorë që kontribuojnë në rritjen e tensionit, ndërsa borziloku  redukton ankthin në organizëm, por, dhe efektet biokimike që ai shkakton.

Livandoja

Siç e dini aroma e livandos qetëson sistemin tretës, ndërsa vaji esencial i saj për masazh mund të bëjë akoma më shumë. Livandoja funksionon si zgjerues venash, duke lehtësuar në këtë mënyrë qarkullimin e gjakut në to. Gjithashtu, po aq ndihmues është dhe konsumi i çajit të livandos, i cili jo vetëm ul shtypjen e lartë të gjakut, por, në të njëjtën kohë ju qetëson nga dhimbjet e barkut dhe shenjat e pagjumësisë.

Sanëza (valeriana)

Rrënja e sanëzës përmban një qetësues natyral që ndihmon në relaksimin e muskujve dhe arterieve të trupit. Konsumi i një sasie të vogël çaji sanëze do t’ju ndihmojë në uljen e niveleve të përgjithshme të stresit në organizëm si dhe reduktimin e hipertensionit.

Kanella

Kanella është një nga erëzat më të mira (nuk është barishte e gjelbër, por, bën pjesë në të njëjtën familje) për përmirësimin e qarkullimit të gjakut. Për këtë arsye, diabetikët përdorin kanellë për balancimin e niveleve të sheqerit në gjak./albstroka.com/

© AlbStroka.com

Copyright © 2008-2018 AlbStroka.com

Scroll to top