You Are Here: Home » Mjekësi » Bukuri » DY MËNYRA TË REJA NATYRALE PËR ZBARDHJE DHËMBËSH, (JO ME SODË)

DY MËNYRA TË REJA NATYRALE PËR ZBARDHJE DHËMBËSH, (JO ME SODË)

albstroka-blog-mënyra-natyrale-për-zbardhje-dheëmbësh-lorena-stroka-receta-maska-këshilla-sekrete-bukurie-gazetare-shqiptare© Lorena Stroka

Përshëndetje të gjithëve!

A ka ndonjë njeri që nuk do donte të kishte dhëmbë të bardhë e të shëndetshëm? Nuk besoj! Të gjithëve, pa përjashtim, do të na pëlqente të gjenim një mënyrë eksprese për përmbushjen e dëshirës sonë. Shpesh, pamundësia financiare na detyron të shtyjmë takimin tonë vjetor me dentistin… Në këtë mënyrë, i bie që kur shkojmë tek mjeku ose të na kenë rënë, ose t’i kemi gjysmë të kalbur…

Kujdesi i gojës duhet të fillojë herët, qysh në vegjëli… Përveç kontrollit të domosdoshëm çdo gjashtë muaj tek dentisti, duhet të mësojmë se si të kujdesemi dhe vetë për higjienën e gojës.

Sot do të flasim për zbardhjen natyrale të dhëmbëve, por, dhe për ruajtjen e shëndetit të tyre njëkohësisht…

Hapi i parë: Këputni një copë gjethe aloe vera dhe fërkojeni sipër dhëmbëve derisa të hiqet shtresa e jashtme e saj, ose përzieni gjysmë luge çaj xhel aloe vera me pastën e dhëmbëve dhe vijoni me larjen.  Metoda në fjalë, përveç zbardhjes, përforcon shëndetin e përgjithshëm të dhëmbëve.  Lëngu i aloe vera-s lufton periodontitis, si dhe rrit rezistencës e mishrave…

Hapi i dytë: Pas larjes së dhëmbëve, merrni disa pika vaj balsami dhe aplikojeni mbi mishra dhe mbi çdo dhëmbë. Vaji i balsamit është një ilaç i mahnitshëm për shërimin e plagëve të gojës. Pse jo, po të doni, përhapni 1-2 pika vaj në sipërfaqen e gjuhës. Përsëriteni çdo mëngjes dhe darkë. Në qoftë se rrezikoni të humbisni dhëmbët tuaj, këto dy hapa do t’ju ndihmojnë t’i shpëtoni./albstroka.com/

*xheli aloe vera që përdoret për gojën nuk është i njëjtë me atë që përdorim për përgatitjen e recetave antirrudhë.

© AlbStroka.com

 

Copyright © 2008-2018 AlbStroka.com

Scroll to top